Zgjidhja e procesit mësimor të turqve duhet të kërkohet në institucionet e Maqedonisë. Republika e Turqisë do të vazhdojë të ndihmojë në zgjidhjen e këtyre problemeve në Maqedoni, deklaroi Koksal Toptan, kryetar i Parlamentit të Turqisë
Bashkësia etnike turke në Maqedoni ka festuar ditën e arsimin turk
Gjuha turke ka filluar të përdoret në Maqedoni që nga viti 1944. Në shënimin e këtij përvjetori përveç politikanëve dhe personaliteteve tjera nga vendi mori pjesë edhe një delegacion nga Turqia i kryesuar nga kryetari i Kuvendit të madh të Turqisë, Koksal Toptan.
Ai bashkë me organizatat joqeveritare turke në vend porositën që në të ardhmen të dëgjohet më shumë zëri i komunitetit turk në Maqedoni në zgjidhjen e problemeve të arsimimit që akoma janë pranishme.
Zgjidhja e procesit mësimor të turqve duhet të kërkohet në institucionet e Maqedonisë. Kjo çështje do të duhet të zgjidhet në bashkëpunim me prindërit, arsimtarët e këtyre nxënësve, shoqatat e posaçërisht me vetëqeverisjen lokale. Republika e Turqisë do të vazhdojë të ndihmojë në zgjidhjen e këtyre problemeve në Maqedoni, deklaroi Koksal Toptan, kryetar i Kuvendit të Turqisë.
Në këtë festë ka marrë pjesë edhe zv/kryetarit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë Abdilaqim Ademi i cili në këtë rastë u shpreh se gjuha e një populli është gjëja më i shtrenjtë për secilin individ dhe pjesëtar të bashkësive etnike.
Për Turqit të cilët jetojnë në Maqedoni, gjuha e tyre amtare është elementi më kryesor që i identifikon ato prej tjerëve me të gjithë veçoritë e veta. Përkrah veçorive tjera, gjuha e tyre është simboli që Turqit nga Maqedonia i bën të njohur para tjerëve, dhe njëkohësisht kjo gjuhë e begaton shumëngjyrësinë gjuhësor në Maqedoni, deklaroi ai.
Ademi ka folur edhe për historikun e arsimit turk në Maqedoni. Ai tha se para 54 viteve, në Maqedoni u hap shkolla e parë në gjuhën turke. Prej atëherë e deri tani, u ballafaquam me shumë lëvizje të brendshme dhe prej ish Jugosllavisë u shëndrrua në shtet të pavarur. U ndryshuan shumë gjëra në shtetin tonë dhe rreth saj, po një gjë mbeti e pandryshuar-ajo është përbërja e saj multietnike, multireligjioze dhe multikulturore. Nga ku rrjedh edhe e vërteta se në Maqedoni nuk u ndryshua e folmja e etniteteve që jetojnë këtu, ndër të është edhe gjuha turke, vlerësoi Ademi.
Zëvendëskryetari i Qeverisë duke folur për rëndësinë e gjuhës turke tha se gjuha turke për Maqedoninë ka rëndësi të madhe. Kjo gjuhë i mundëson Maqedonisë në mënyrë të drejtë të lexoj të kaluarën e saj kur të gjithë ne në Ballkan jetonim në një perandorinë Otomane. Gjegjësisht, gjuha turke është ajo që i mundëson Maqedonisë ta lexoj drejtë të kaluarën e saj, si dhe të ndërtoj të ardhmen e saj si dhe të projektojë atë.