Duket se ndërhyrja është iniciiuar nga bashkëshortja e tij, Emanuel Senie e cila ka një shoqëri të ngushte me zonjën e parë të Francës, Karla Bruni. Nuk përjashtohet mundesia qe ne rast suksesi, Polanski ti ofroje Brunit ndonje rol kryesor ne filmat e tij, pas refuzimit qe Udi Alen i bëri zonjes Brunit për ta përfshirë në filmat e tij.
Me një lëvizje të pabesueshme që të kujtojnë metodat e shek XIX të "diplomacisë së fshehtë" Presidenti francez Nikolas Sarkozi i ka kërkuar Presidentit amerikan Barak Obama të rishikojë dënimin që gjykatat amerikane kanë dhënë për regjisorin polak fitues të çmimit Oskar, Roman Polanski. Biseda me fjalë ka ndodhur gjatë Samitit për Sigurine Bërthamore që u zhvillua javen e kaluar në Uashington.
Duket se ndërhyrja është iniciiuar nga bashkëshortja e tij, Emanuel Senie e cila ka një shoqëri të ngushte me zonjën e parë të Francës, Karla Bruni. Nuk përjashtohet mundesia qe ne rast suksesi, Polanski ti ofroje Brunit ndonje rol kryesor ne filmat e tij, pas refuzimit qe Udi Alen i bëri zonjes Brunit për ta përfshirë në filmat e tij.
Gjithsesi, ende nuk dihet qëndrimi i Obamës mbi rastin e regjisorit polak me origjinë çifute, Polanski që është dënuar për përdhunim ndaj një minoreneje, 32 vite më parë. Për të shmangur dënimin që drejtesia amerikane vendos në raste të tilla, ai u largua për në Francë dhe është bërë qytetar francez që në vitet 70.
Por Polanski nga ana e tij pretendon se gjithçka ka ndodhur kur ai ka qenë në gjendje të dehur dhe beson se periudha prej 90 ditesh te kaluar ne nje burg zviceran e shlyen dënimin.