E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për të pasur një mundësi të madhe për të fituar postin, kandidati duhet të plotësojë këto kushte: të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron; të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna dhe të ketë notë mesatare të lartë të studimeve.
Kriteret  pėr pedagogė tė jashtėm nė Universitetin e Tiranės














Kandidati s'duhet të jetë dënuar nga gjykata, të mos e kenë pushuar ndonjëherë nga puna, si dhe të ketë notë mesatare të lartë

Ndërsa numri i pedagogëve me kohë të plotë është tepër i kufizuar në
Universitetin e Tiranës, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pozicionin e pedagogut të jashtëm. Përvoja dhe aftësitë e një profesionisti të degës janë të mirëpritura në të gjithë auditorët e UT-së. Për këtë, senati i universitetit ka miratuar një platformë të përgjithshme për përzgjedhjen e pedagogëve të jashtëm që do të ndajnë njohuritë e tyre me studentët.

Sipas praktikës së bërë publike në rregulloren e re, konkurrimi për personelin akademik bëhet nëpërmjet vlerësimit të dosjes që aplikantët kanë depozituar pranë fakultetit. Për të pasur një mundësi të madhe për të fituar postin, kandidati duhet të plotësojë këto kushte: të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron; të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna dhe të ketë notë mesatare të lartë të studimeve.

Këto janë disa nga kriteret e përgjithshme që ka përcaktuar senati i Universitetit të Tiranës, ndërkohë që i ka lënë në dorë fakulteteve përkatëse përcaktimin e rregullave më specifike për postin e pedagogut të jashtëm.

Në fillim të çdo semestri, departamenti përkatës përcjell për miratim në Senatin Akademik, listën emërore të personelit akademik me kontratë të përkohshme, brenda numrit të miratuar për këtë kategori punonjësish nga organet përkatëse.

Për sa i përket vendeve të lira për personel të përhershëm në fakultetet e UT-së, propozimet bëhen nga departamenti përkatës. Dekani ose drejtori, pasi i verifikon paraprakisht dhe është dakord me to, i përcjell në Rektorat për miratim dhe për ndjekjen e mëtejshme të procedurave për shpalljen e vendeve të lira të punës.
/Shekulli/

Publikuar: 23.04.2010 | 04:03
Lexuar: 838 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime