Mjekët thanë se ky është transplantimi i parë i plotë i fytyrës në botë. 11 transplantimet e mëhershme kanë qenë të pjesshme.
Në operacionin që ka zgjatur 22 orë, kanë marrë pjesë 30 kirurgë.
Pacientit i janë transplantuar gjithë lëkura e fytyrës, muskujt, hunda, mollëzat, dhëmbët dhe nofulla e poshtme
Mjekët spanjollë kanë kryer në muajin mars transplantimin e parë të tërë fytyrës së një pacienti, i cili ka filluar të komunikojë. Pacienti i ri, identiteti i të cilit nuk u bë publik, është operuar në një spital të Barcelonës.
Ai ka pasur deformime që nga mosha pesë vjeçare, nuk ka mundur të flasë dhe të marrë frymë normalisht.
Mjekët thanë se ky është transplantimi i parë i plotë i fytyrës në botë. 11 transplantimet e mëhershme kanë qenë të pjesshme.
Në operacionin që ka zgjatur 22 orë, kanë marrë pjesë 30 kirurgë.
Pacientit i janë transplantuar gjithë lëkura e fytyrës, muskujt, hunda, mollëzat, dhëmbët dhe nofulla e poshtme.