E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti amerikan i bëri thirrje drejtorëve ekzekutivë kyç mes të pranishmëve të ndërpresin me "përpjekjet furioze" të lobojnë në Kongresin që të bllokojnë reformën e rregullativës financiare, për të cilën tha se do të ndihmojë edhe në Vol strit, dhe njerëzve të rëndomë
Pėrmirėsim i sistemit fianciar, ose rrezik nga kolaps i ri













SHBA-ja duhet të krijojë rregullore më të mirë për sistemin e saj financiar se në të kundërtën rrezikon krizën e re financiare, konsideron presidenti Barak Obama.

Në fjalimin në Nju Jork, jo larg nga qendra më e rëndësishme financiare e SHBA-së - Vol strit, ai tha se kolapsi financiar kushtonte një milionë vende të punës, trilion dollarë dhe prishjen e ëndrrave të familjeve dhe bizneseve të vogla në mbarë vendin, njoftoi Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.

Presidenti amerikan i bëri thirrje drejtorëve ekzekutivë kyç mes të pranishmëve të ndërpresin me "përpjekjet furioze" të lobojnë në Kongresin që të bllokojnë reformën e rregullativës financiare, për të cilën tha se do të ndihmojë edhe në Vol strit, dhe njerëzve të rëndomë.

"Reformat duhet të përfshijnë mbrojtjen e shpenzuesve, kufij se sa shumë mund të rriten bankat dhe çfarë rreziku mund të ndërrmarin, ndryshime në pagesën e drejtorëve ekzekutivë dhe mënyrë definuese të mirë për ballafaqimin me institucionet financiare të cilat tregojnë shenja të kolapsit", tha Obama.

Ai theksoi se edhe pa reformë, rregullorja e tashme i shndërroi rezultatet e derivateve tregtare në një lloj të bixhozit, për të cilin shkak kërkoi transparencë më të madhe të detajeve. Derivativat janë punë komplekse financiare që disa herë përfunduan me pasoja negative, ndërsa të cilat konsiderohen në masë më të madhe si shkak i krizës financiare./mia/

Publikuar: 23.04.2010 | 02:19
Lexuar: 534 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime