E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë ditës ajo do të ketë disa takime, si dhe do të nënshkruajë dy marrëveshje bashkëpunimi. Ministrja Bregu do të takohet me ministrin e Integrimit Evropian të Kosovës, Besim Beqaj, me të cilin do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian
Marrėveshje mes Shqipėrisė e Kosovės pėr integrimet europiane









Ministrja e Integrimit Evropian të Shqipërisë, Majlinda Bregu, sot mbërrin për një vizitë në Kosovë.
Gjatë ditës ajo do të ketë disa takime, si dhe do të nënshkruajë dy marrëveshje bashkëpunimi. Ministrja Bregu do të takohet me ministrin e Integrimit Evropian të Kosovës, Besim Beqaj, me të cilin do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian.
Po ashtu Ministrja Bregu dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, do të nënshkruajnë një marrëveshje për programin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që më pas do t'i dorëzohet autoriteteve të Bashkimit Evropian.
Ky do të jetë programi i parë i bashkëpunimit ndërkufitar me financimin e fondeve të Bashkimit Evropian ku merr pjesë Republika e Kosovës. Ministren Malinda Bregu do ta presë në një takim edhe kryeministri Hashim Thaçi.

Publikuar: 23.04.2010 | 02:37
Lexuar: 273 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime