Rektori i USHT-së, Agron Reka theksoi se marrëveshjet e tilla janë me rëndësi të posaçme përderisa institucionet nënshkruese së bashku asistojnë në fushën e hartimit të projekteve të përbashkëta
Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof.dr. Agron Reka dhe rektori Universitetit të Riekës, prof.dr Pero Luçi kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim shkencor dhe kulturor në mes dy universiteteve, njohton Zyra për informim e USHT-së.
Marrëveshja parashikon këmbimin e shkencëtarëve për ligjërata, konferenca dhe takime të përbashkëta shkencore, shkëmbimin e studentëve si dhe programeve shkencore-arsimore.
Rektori i USHT-së, Agron Reka theksoi se marrëveshjet e tilla janë me rëndësi të posaçme përderisa institucionet nënshkruese së bashku asistojnë në fushën e hartimit të projekteve të përbashkëta, projekte jo vetëm sa i përket ngritjes së cilësisë së mësimdhënies por njëkohësisht edhe të projekteve kërkimore shkencore kaq të nevojshme ku kontributet e profesorëve tanë janë vendimtare dhe përcaktuese për rritjen e niveleve akademike.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje zgjeron akoma më shumë bashkëpunimin e shkëlqyer institucional që USHT-ja ka ndërtuar me universitetet nga vendi, universitetet shqiptare nga rajoni, po ashtu edhe me universitetet ndërkombëtare, thuhet mëtej në kumtesën e Zyrës për informim të USHT-së