BNJVL nuk është e kënaqur edhe më tutje do të kërkojë që jo të kemi rritje 4,5 % sic është tanimë e paraparë në vitin 2013 kjo të arrihet, po rritja të jetë 6%, TVSH të shkojë për komunat, dhe 3 prej 30 % nga tatimi personal të shkojmë për komunat që është një simulim që përkon me shtetet e regjionit dhe atyre që pretendojnë, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i Bashkësisë së njësive të vetëadministrimit lokal.
Është ngadalësuar apo është harruar procesi i decentralizimi në Maqedoni? Rreth kësaj çështjeje, në tribunën e sotme, qëndrime të kundërta shprehën kryetarët e komunave por edhe ekspertë, përfaqësues të organizatave, ambasadorë dhe ish kryetar komunash. Rritja e tatimit të vlerës së shtuar në 6% dhe decentralizimi i tokës ndërtimore, janë ndër kërkesat kryesore të pushtetit lokal, theksuan nga BNJVL. Ndërkaq, mungesa e ministrit për vetëqeverise lokale shkaktoi një sërë kritikash nga ana e pjesëmarrësve.
Nuk mund të themi se decentralizimi ka heshtur dhe nuk lëviz. Mund të bisedojmë për intensitetin dhe shpejtësinë në të cilën ec decentralizimi. Ka të arritura, disa janë realizuar disa pritet të realizohen në vitin 2011-2013, siç është rritja e tatimit të vlerës së shtuar. Mirëpo BNJVL me këtë nuk është e kënaqur edhe më tutje do të kërkojmë që jo të kemi rritje 4,5 % sic është tanimë e paraparë në vitin 2013 kjo të arrihet, po rritja të jetë 6%, TVSH të shkojë për komunat, dhe 3 prej 30 % nga tatimi personal të shkojmë për komunat që është një simulim që përkon me shtetet e regjionit dhe atyre që pretendojnë, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i Bashkësisë së njësive të vetëadministrimit lokal.
Sipas kryetarit të Strumicës, procesi i decentralizimit që nga viti 2005 ka stagnuar.
Për fat të keq pas 5 viteve që nga fillimi i procesit të decentralizimit, lirisht mund të konstatoj si kryetari i komunës së Strumicës, se përveç viti 2005 nuk ka decentralizim të ri të institucioneve, nuk ka hapa të guximshëm për decentralizim të përshpejtuar. E gjithë kjo paraqet një frenim të madh për zhvillimin demokratik të Maqedonisë dhe të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, tha Zoran Zaev, kryetar i komunës së Strumicës.
Pjesëmarrësit në tribunën e sotme gjithashtu kërkuan më shumë mjete financiare nga pushteti qendror, rritjen e kompetencave të qeverisjes në menaxhimin me tokat për ndërtim, pyjet, burimet termale, sigurimin social si dhe për dhënien e dokumenteve personale.
Semra Jakupi, Alsat-M