Banesat janë nga 40 deri në 70 metra katrorë ndërsa pronarët e rinj do ti shfrytëzojnë 5 vite me mundësi për vazhdimin e kontratës kurse si kompensim në muaj do të paguajnë rreth 1800 denarë.
Pas tre vitesh pritje, 17 familje nga Tetova sot janë vendosur në banesa pas fitimit të një konkursi të shpallur nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Për komunën e Tetovës për vitin 2007, ishin paraparë 21 banesa dhe vetëm katër prej tyre ishin ndarë në vitin 2008, kurse ndarja e 17 të tjerave ishte vonuar për shkak të ankesave.
Banesat janë nga 40 deri në 70 metra katrorë ndërsa pronarët e rinj do ti shfrytëzojnë 5 vite me mundësi për vazhdimin e kontratës kurse si kompensim në muaj do të paguajnë rreth 1800 denarë.
Sot kisha nderin dhe respektin që tua shpërndaj këtyre familjarëve banesat dhe shpresoj që në të ardhmen do shpërndajmë edhe banesa tjera, edhe pse planifikojmë që në vitin 2011 të shpërndajmë edhe 150 banesa në Tetovë dhe 70 janë në projekt për Gostivarin. Dihet se këto edhe pse janë banesa me të ardhura minimale pagesa e tyre do jetë shumë simbolike që në bazë të metrave katrorë mund të arrijë vlerën deri në 1700 ose 1800 denarë për banesë, deklaroi Ilir Kamberi drejtor për ekonomizim me banesa dhe lokale afariste.
Ndihem shumë i kënaqur jam shumë i lumtur nuk kam fjalë të shprehem jam shumë i gëzuar, u shpreh Hasan Hasani, pronar i banesës së re.
Kemi jetuar 12 vite me qira, tash kemi fatin ta fitojmë këtë banesë për qytetarët me të ardhura të ulëta , ndërsa personalisht ministrisë së transportit dhe lidhjeve i dëshirojë në të ardhmen punë efektive dhe sa më shumë të ndajë banesë të këtilla për qytetarë me të ardhura të ulëta në tërë territorin e Maqedonisë, theksoi Iljaz Rushiti, pronar i banesës së re.
Bashkim Sulejmani