Automobili bombë shpërtheu para një xhamie në kuartin shiit Sadër. Një automobil tjetër bombë është aktivizuar në afërsi të zyres së imamit radikal shiit, Muktada al Sadër. Edhe tre bomba shpërthyen afër xhamive shiite në kuartet Rrahmani, Al Huria dhe Al Zaafarania. Në rrugën qendrore Hajfa, në afërsi të tregut frekuentues, gjithashtu, ka shpërthyer një automobil bombë.
Së paku 67 persona e humbën jetën, ndërsa mbi 100 janë plagosur në gjashtë sulmet e sotme me bombë ndaj xhamive shiite dhe tregut në Bagdad, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë irakiane të Punëve të Brendshme.
Automobili bombë shpërtheu para një xhamie në kuartin shiit Sadër. Një automobil tjetër bombë është aktivizuar në afërsi të zyres së imamit radikal shiit, Muktada al Sadër. Edhe tre bomba shpërthyen afër xhamive shiite në kuartet Rrahmani, Al Huria dhe Al Zaafarania. Në rrugën qendrore Hajfa, në afërsi të tregut frekuentues, gjithashtu, ka shpërthyer një automobil bombë.
Sipas përfaqësuesve irakianë, sulmet e sotme ishin organizuar dhe kryer nga terroristë të Al Kaedës, të cilët dëshirojnë të hakmerren për vdekjen e liderëve të dy organizatave më të mëdha terroriste "Al Kaeda në Irak" dhe "Shteti islamik në Irak", të cilët janë vrarë gjatë operacioneve të kohëmëparshme të ushtarëve amerikan dhe irakian.