E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të gjithë duhet ta dinë se sllovenët në kufirin e tyre janë shumë "dinjitoz" për të meltretuar udhëtarët dhe për këtë diaspora shqiptare është duke përgatitur dokument i cili do t i dërgohet komisionit evropian për të drejtat e njeriut për denoncim, sepse sllovenët me të vërtetë i tejkalojnë normat e sjelljes njerëzore.
Lėvizje tė lirė nė Evropė nuk ka!












Sllovenia avancon në sjelljet brutale dhe çnjerëzore në kufij, thjesht torturon udhëtarët për kot!

Shkruan: Alisetar Ramadani

Nuk di çka nënkuptohet me "lëvizje e lirë" por këso lloj lëvizjesh nuk ka askund, këtë duhet ta dinë të gjithë. Lëvizje të lirë keni deri në kufirin slloven, dmth nga dalja e Kroacisë në kufirin slloven.

Aty pastaj fillon torturimi i udhëtarëve, si në komunizëm, duke filluar prej lloj lloj pyetjeve deri te provokimet e hapura si p.sh. ku shkon? te kush shkon? çka e ke atë njeri tek i cili shkon? sa të holla ke me vete? e deri te provokimet e llojit pse nuk e njeh gjuhen sllovene? (siç ju ndodhi dy grave shqiptare të mbuluara me shami të cilat shkonin për t i vizituar të afërmit e tyre në Zvicër këtë vit)!

Të gjithë duhet ta dinë se sllovenët në kufirin e tyre janë shumë "dinjitoz" për të meltretuar udhëtarët dhe për këtë diaspora shqiptare është duke përgatitur dokument i cili do t i dërgohet komisionit evropian për të drejtat e njeriut për denoncim, sepse sllovenët me të vërtetë i tejkalojnë normat e sjelljes njerëzore.

Dhe nëse ndokush mendon se në Evropë është i lirë gënjehet, sepse pikërisht njerëzit familjarë, të martuar me fëmijë, punëtorë të vyeshëm "kapen" në flagrancë nga policë të ndryshëm, nga "radarë" të ndryshëm dhe dënohen ashpër, ndërsa kriminelët e njohur në Evropë shëtiten tepër të lirë, ata askush "nuk i njeh"!

Hiq më larg se dje, mua më ndodhi një dukuri që më habiti fare! Isha në vizitë te kushërira në Francë, në të kthyer në autostradë kishte dalë policia franceze të kapë në flagrancë shoferët që ngasin veturën e tyre shpejt! Dhe rastësisht isha unë ai që paskam ngarë veturën jashtë limitit!!! Ju njoftoj se në Francë shpejtësia e lejuar maksimale është 130 km h, ndërsa unë paskam qenë 133 km h!!! Në rregull, edhe pse unë në atë moment isha afër 110 km në orë, më ndali polici dhe më kërkon dokumentet personale dhe të veturës, ia dorzova dokumentet dhe më pastaj më thotë: "Zotëri, ju e keni tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe për këtë do të paguani gjobë"! Në rregull i them, por a bën të shoh provën për këtë? Polici më tregon ma radarin e dorës ku figuronte shpejtësia 133 km h! I them policit: E ku është fotoja që të bindem se këtë shpejtësi e kam bërë unë? Polici ma kthen duke më thënë: Zotëri kështu është në Francë, ne s'kemi foto por ju jeni me këtë shpejtësi! Mirë i them, por dijeni se do t ju denoncoj. Pagova gjobën e paqenë dhe vazhdova për në Zvicër.
Lëvizje të lirë në Evropë nuk ka! -Kufiri Kroaci-Slloveni

Në kufirin e Zvicrës sihariq i ri! Më ndal doganierja zvicerane, thjesht kontroll rutine, dhe si zakonisht kërkohen dokumentet personale, ia dorëzove, dhe shkoi në zyrë për verifikim, aty u vonua nja 20 minuta (kjo është shumë për kushtet që ka Zvicra) ndërsa afër meje qëndronte një "doganiere" tjetër në pozicionin e "gatshme" me dorën në revole mos vallë do të ndërmarr ndonjë hap që vetëm ato mund t i imagjinojnë! I them kësaj që e kisha afër, unë duhet që djalin ta dërgoj në futboll, ju lutem, kjo procedurë e juaja është duke zgjatur dhe nuk mund të kuptoj çka kërkoni në kufij kur që tani më kufijtë janë të hapur! Asgjë nuk më tha por më shikonte sikur të isha krimineli më i kërkuar tokësor! Kjo në zhargonin e butë quhet torturë.

Prandaj, dijeni të gjithë se nuk ka qarkullim të lirë njerëzish, kjo quhet ashtu por nuk është ashtu.

Prandaj unë si militant PRO evropian, kam vendosur prej dje që së bashku me familjen time çdo iniciativë kundër Evropës ta përkrah fuqishëm, ngase kam të drejtën të votoj. Evropa nuk është ajo që mendojnë njerëzit tek ne, dijeni, se në Evropë ka mundësi të torturohesh për kot, pa asnjë faj dhe askush mos të përgjigjet për këtë. Mos e kërkoni Evropën, se në Evropë fëmija yt deri në moshën 18 vjeçare është i yti, por pas saj nuk është i yti, atij fëmije "shteti" i del zot pastaj!

Mos e kërkoni Evropën se Evropa bën dallimin më të madh në mes njerëzve dhe racave, dijeni, binduni. Në Evropë ka filluar të bëhet rrezik të jesh i konfesionit Islam, të jesh musliman. Mos e kërkoni Evropën ngase ato që përmenda më lartë nuk më kanë ndodhur vetëm mua, por një numri të konsiderueshëm të cilët rrëfejnë për torturat që kanë pësuar në raste të ndryshme, dhe për kot së koti! Kjo është Evropa, mos e kërkoni se nuk ju duhet një Evropë e këtillë.

Autori i kësaj shkrese jeton tani më 25 vjet në Zvicër dhe ka shtetësinë Zvicërane

Publikuar: 24.04.2010 | 05:59
Lexuar: 889 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Irvi Hyka (25/04/2010 14:16:17) SHUM ARTIKULL I BUKUR DHE ME VLERĖ.
JA EVROPA KU PO FUTEMI TI BĖHEMI NE SHQIPTARĖT SHEMBULL PĖR MIRKPRITJEN DHE RRESEKTIN KĖTYRE BARBARVE SLLAV TĖ EVRROPĖS SIĒ JANĖ SLLOVENĖT

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime