Kryeministri Nikola Gruevski, i cili e vizitoi Kopshtin zoologjik tha se së shpejti Qyteti i Shkupit planifikonte që të financojë vendstrehime për elefantin dhe gjirafën. Kryebashkiaku, Koce Trajanovski paralajmëroi se do të kërkojë nga homologët e tij që ta ndjekin shembullin e tij.
Janë sjellë më shumë se 30 kafshë të reja, kurse janë ndërtuar edhe shtatëmbëdhjetë vendbanime të reja në kopshtin zoologjik në Shkup, gjatë gjysmë viti të fundit.
Kryeministri Nikola Gruevski, i cili e vizitoi Kopshtin zoologjik tha se së shpejti Qyteti i Shkupit planifikonte që të financojë vendstrehime për elefantin dhe gjirafën. Kryebashkiaku, Koce Trajanovski paralajmëroi se do të kërkojë nga homologët e tij që ta ndjekin shembullin e tij.
"Ambicia e këtij Kopshti zoologjik për një apo dy vjet, u ngrit në një nga më të mirët në Evropën Juglindore dhe ambicia është ajo që të mos jetë vetëm një magnet për shkupjanët, por edhe për tërë Maqedoninë dhe për disa shtete përreth, qytetarët e të cilëve do të vinin nga Serbia jugore dhe Kosova", tha kryeministri Nikola Gruevski.
"Në takimin e ardhshëm të trupit koordinues të kryebashkiakëve këtë muaj do ti lusim kryetarët e komunave të Qytetit të Shkupit që secili prej tyre veçmas të dhurojë ndonjë kafshë dhe vendstrehim për kafshën, pasi ky kopsht zoologjik, megjithatë nuk është vetëm i Qytetit të Shkupit, por edhe i komunave", thotë Koce Trajanovski, kryebashkiak i Shkupit.