E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një intervistë për "Sh2-in", Olta tregon eksperiencën e saj brenda shtëpisë, duke e quajtur si një aventurë të bukur dhe që i ka shërbyer për të njohur mjaft karaktere. Ndërsa, për sa i përket lidhjeve që janë krijuar brenda mureve të asaj shtëpie, ajo i quan krejt false dhe joreale, duke theksuar se janë vetëm lojë.
Olta : Me Bertinėn do takohem nė Gjykatė...








Konkurrentja e "Big Brother" që ka vendosur një pikëpyetje të madhe mes dashurisë së një çifti që lindi në atë shtëpi është Olta Sheta. Vajza brune që u përfol aq shumë se po shkatërronte lidhjen mes çiftit Erioni-Bertina është shumë e qetë dhe pranon që nuk i ka shkuar ndonjëherë ndërmend Erioni si mashkull, por thjesht si shok. Ndërsa për akuzat e Bertinës për se Olta ka puthur në buzë Erionin ajo premton se vendi ku do të shihet me të është gjykata. Ajo ka ndërmend të hedhë në gjyq vajzën nga Delvina me akuzën e shpifjes.

Në një intervistë për "Sh2-in", Olta tregon eksperiencën e saj brenda shtëpisë, duke e quajtur si një aventurë të bukur dhe që i ka shërbyer për të njohur mjaft karaktere. Ndërsa, për sa i përket lidhjeve që janë krijuar brenda mureve të asaj shtëpie, ajo i quan krejt false dhe joreale, duke theksuar se janë vetëm lojë.

Mikja e saj brenda dhe jashtë shtëpisë është Ada, më të cilën ishte e shoqëruar edhe në momentin që e takuam. Tani Olta është e angazhuar me shkollë, dhe provimet që i ka lënë përgjysmë dhe nga ana tjetër pret të fillojë punë, pasi hyrjen e saj në "BB" e ka parë edhe si mundësi për të gjetur një punë të mirë.

Si po ndihesh tani që ke dalë nga "Big Brother"?

Shumë mirë po ndihem. Brenda kam bërë shumë qejf, jam kënaqur, kam luajtur sipas mënyrës sime, tani jashtë shijoj daljen.

E more atë që prisje?

Reagimi i njerëzve që më kanë ndaluar në rrugë më ka pëlqyer dhe ata nuk e prisnin daljen time, ashtu siç edhe unë nuk e prisja fare, unë u shokova kur dëgjova emrin tim. Megjithatë, ajo është lojë dhe në mos një ditë një tjetër do të dilja.

Pse hyre në "BB", me çfarë synimi?

Unë i kisha ndjekur dhe edicionet e mëparshme dhe me pëlqente, doja ta provoja një herë vetë si eksperiencë se çfarë do të thotë të rrish mbyllur dhe të monitorohesh nga kamerat 24 orë, kjo ishte gjëja që më shtyu. Doja ta provoja se si funksiononin gjërat brenda. Më shumë isha kurioze nga vëzhgimi. Normal që mendova për një mundësi pune më të mirë, ishte dhe ky një nga qëllimet.

Çfarë dhe, dhe çfarë more nga "Big Brother"?

Dhashë lojën time që shpresoj që njerëzit ta kenë kuptuar, sepse vetë formati i "Big Brother" është lojë. Zgjedh një mënyrë për të luajtur. Loja ka ca rregulla, ndërsa për të fituar, mendoj se u bëra e njohur.
Të vjen mirë për këtë?

Në fillim do që ta provosh e të jesh një herë e famshme por, me këta paparacët është shumë keq dhe pak e vështirë.

Familja juaj si e priti daljen tuaj nga BB?

Siç e kam thënë dhe aty, familja ime nuk ishte në dijeni për futjen time, por daljen edhe ata nuk e prisnin atë javë, por thjeshtë më kanë mbështetur shumë për lojën që kam bërë. Madje, sipas atyre, duhet të isha treguar edhe më e ashpër.

Je quajtur si vajza joshëse në atë shtëpi, sa bashkoheni me këtë mendim?

Gjithmonë kam dashur që të cilësohem tjetër dhe jo si një vajzë sexy dhe të më njihnin si Oltë. Shpesh mendoja se njerëzit do arrinin të kuptonin lojën, më shumë kjo. Në qoftë se mendojnë se kam qenë një vajzë "sexy" ok, ia lëmë shumicës këtë mendim.

Kur je futur aty brenda, le një dashuri jashtë?

Për këtë nuk flas fare.

Po aty gjete një dashuri?

Absolutisht jo. As e mendoja kurrë dhe sidomos me ata që pashë, nuk ekzistonte fare.

U duk se kishe një ndjenjë për Erionin, është e vërtetë kjo?
Me Erionin që në takimin e parë kur kam hyrë te shtëpia ka qenë ai që më është drejtuar me motra e Shetës, duke qenë se vëllai im është futbollist dhe u ndjeva mirë për këtë. Dhe kur një njeri të drejtohet në atë lloj forme kupton atë ngrohtësinë, afrimitetin. Ky ka qenë afrimi im me Erionin, por jo për ndonjë ndjenjë të caktuar, as nuk e kam menduar.

Pse vazhdimisht afroheshe me të kur lidhja mes tij dhe Bertinës ishte më se e qartë?

E kam dëgjuar edhe këtë. Shumë veta kanë komentuar sikur unë doja ta ndaja atë çift. Në fillim kam qenë unë ajo që doja që këta të dy të afroheshin, sepse i shikoja veprimet e njëri-tjetrit dhe i thoja, ok, në qofte se keni diçka mund ta pranoni nuk keni pse e mbani të fshehtë. Dhe kur ndodhi kjo, lodhja e çuditshme dhe joreale njëkohësisht, shikoja grindje pa lidhje, veprimet e atyre, dhe mendova që kjo gjë nuk është reale dhe më shumë e kam bërë këtë për të parë Erionin. Se ai një javë ka qenë shumë i lirshëm me të gjithë banorët, në momentin që ai krijoi një lidhje. Erioni humbi fare dhe do doja të shikoja atë të mëparshmin dhe t'i bënte gjërat e qarta mes një shoqërie dhe një të dashure.

Mos ka luajtur Erioni me ju për të qenë vetë në qendër të vëmendjes?
Erioni nuk di të luajë. Kam dëgjuar se është cilësuar si Don Zhuan. Ai është shprehur se unë me Oltën nuk ndahem se e kam shoqe, shoqëria është shoqëri dhe e dashura e dashuri. Dhe Bertina e ka marrë përgjigjen.

Ke folur me Bertinën pas daljes nga shtëpia?

Për mua Bertina nuk ekziston fare, si brenda dhe jashtë.

Gjatë kohës së qëndrimit tuaj në "BB", ka pas tre lidhje, cila nga ato të duket më reale?

Asnjëra nga ato lidhje aty nuk është e vërtetë, janë krijuar thjesht për lojë.

Ke marrë oferta pune?

Po kam marrë, por më duhet të mendohem, do më pëlqenin reklamat.
Si e mendon djalin që do të kesh në krah?

Po, mjafton të jetë njeri dhe të dijë të respektojë një femër, ndërsa bukuria, aq është, 40 ditë, pastaj harrohet.
Është "Big Brother" një vend për të krijuar miqësi të mira?
Po, në qoftë se do ta krijosh e krijon shumë mirë.

Me cilën nga banorët ke kontakte?

Me Adën.

Mendon se bëre mirë që e jetove një eksperiencë të tillë?
Bëra mirë se shumicën e karaktereve që njoha aty nuk i kisha takuar në jetën e përditshme, ose në mos i kisha takuar i isha shmangur. Duhet të mësohesh edhe me këto lloj njerëzish kur të bien për pjesë.

Sa reale është ajo për të cilën jeni shprehur në media që do ta hidhni në gjyq Bertinën, pasi ka thënë për ju që jeni puthur me Erionin?

Po, Bertina për këtë që ka thënë do mbajë përgjegjësi, se unë me Bertinën do takohem në gjykatë bashkë. Është një akuzë shumë e rëndë, shyqyr jemi vëzhguar nga kamerat 24 orë dhe të ma gjejë ajo një moment kur jemi puthur në buzë.

Një koment për banorët!

Jetmiri: Mashtrues
Erioni: Çun mami
Domenika: E mirë
Seldi: Adoleshent
Klodi: I sinqertë
Menal: Acaruese

/shekulli/

Publikuar: 25.04.2010 | 02:58
Lexuar: 1544 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime