E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe pse edhe në Tiranë paralajmërojnë se do të pranojnë Trpevskin, vonesa e këtillë sipas diplomatëve parqet sinjal të qartë se Shqipëria nuk është e kënaqur nga kuadri të cilin e ka afruar Shkupi për ambasador të vet të ardhshëm.
I padėshiruar pėr ambasador nė Shqipėri Vele Trpevski









Autoritetet maqedonase nuk ndjehen të shqetësuar nga fakti që kërkesa e tyre për emërimin e 28 vjeçarit Vele Trpevski për ambasador në Shqipëri nuk ka marrë pëlqimin e presidentit shqiptar Bamir Topi për më shumë se një muaj. Pala maqedonase është e sigurt se propozimi i tyre nuk do të refuzohet nga Tirana zyrtare. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Petar Çulev i kontaktuar me telefon tha se pritet që shumë shpejt autoritetet shqiptare të japë pëlqimin që ambasadori i ri maqedonas të merr detyrën.

Edhe pse edhe në Tiranë paralajmërojnë se do të pranojnë Trpevskin, vonesa e këtillë sipas diplomatëve parqet sinjal të qartë se Shqipëria nuk është e kënaqur nga kuadri të cilin e ka afruar Shkupi për ambasador të vet të ardhshëm.

Pranimi i Tërpevskit do të bëhet për t’i ikur skandalit diplomatik dhe ftohjes eventuale të raporteve mes dy vendeve.

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov nuk ka dashur të prononcohet lidhur me vendimin që në Shqipëri të dërgohet një ambasadorë pa përvojë diplomatike. Ai ka zgjedhur ikjen për t’iu shmangur gazetarëve.

Mësohet se në përzgjedhje e Vele Trepvski për ambasador në Shqipëri i cili nuk ka asnjë përvojë diplomatike ka pasur pakënaqësi edhe brenda autoriteteve maqedonase për shkak se janë anashkaluar kuadro me status diplomatik

Presidenti Bamir Topi akoma nuk ka dhënë pëlqimin për kandidaturën Vele Trpevskit, për ambasadorë të Maqedonisë në Shqipëri, për shkak të moshës së re dhe mungesës së përvojës diploamtike.

Meqë ambasadores së deritanishme Blagorodna Mingova-Krepieva i ka skaduar mandati dhe tani është ushtruese e detyrës së ambasadores, Ministria e punëve të jashtme në Shkup ka menduar ta zëvendësojë me Vele Trpevskin, këshilltar në një nga seksionet e punës të Kuvendit të Maqedonisë.

Kandidatura e Vele Trpevskit ka mbërritur në Tiranë në mes të muajit mars. Protokolli i shtetit në ministrinë e jashtme të Tiranës, sipas procedurave në fuqi, ia ka kaluar dosjen SHISH-it dhe Presidentit Bamir Topi. Duhet që ky i fundit të japë pëlqimin e tij, që zoti Trpevksi të mund të akreditohet si ambasador i Maqedonisë në Tiranë. Presidenca shqiptare e ka mbajtur të fshehtë këtë fakt, në mënyrë që emri i ambasadorit të ri të mos tërhiqte vëmendjen e mediave shqiptare dhe maqedonase gjatë vizitës zyrtare që Topi bëri në Shkup javën që shkoi. Por analistët thonë se zgjatja e përgjigjes nga Presidenti Topi është shenjë e mospajtimit me këtë kandidaturë, që nga Tirana zyrtare vlerësohet si tepër rinore.

Edhe më herët mediat kanë raportuar se edhe Prishtina zyrtare ka shprehur vërejtje për ambasadorin maqedonas në Prishtinë Stojan Karajanov, por poashtu është pajtuar për t’i ikur skandalit diplomati

Publikuar: 25.04.2010 | 17:06
Lexuar: 463 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime