E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projekti do të ketë si synim zhvillimin e pajisjeve të kontrolluara nga mendimet e gjithashtu edhe zhvillimin e ndërfaqeve të përshtatshme me shfrytëzim përmes trurit.
Roboti Tru-lexues





Qeveria Japoneze dhe sektori privat, janë duke planifikuar që të fillojnë punimet rreth një projekti të ri të përbashkët për të zhvilluar pajisje të reja inovative, të cilat do të gjejnë aplikim në vitin 2020.

Projekti do të ketë si synim zhvillimin e pajisjeve të kontrolluara nga mendimet e gjithashtu edhe zhvillimin e ndërfaqeve të përshtatshme me shfrytëzim përmes trurit.

Kjo do të thotë se ndërfaqet tru-tek-kompjuteri do të lejojnë që të ndërrohen kanalet apo të shkruhen tekstet vetëm përmes fuqisë së trurit, gjersa në anën tjetër inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje që të kuptojë nëse jeni të uritur, e keni të ftohtë apo keni nevojë për ndihmë.

Gjigant prodhues si Toyota, Honda dhe Hitachi, janë disa prej emrave të përmendur si pjesëmarrës në këtë plan 10 vjeçar, që pritet të ketë prezantimin e parë praktik në vitin 2010.

Por ajo që mbetet të shihet është se çfarë do të ndodh nëse një roboti ultra preciz dhe pa emocione, i ofrohet fuqia për të lexuar mendjen dhe inteligjenca artificiale. A do t’ju shërbej çajin e ngrohur në kuzhinë apo do të zgjedh që të bëjë diçka më “interesante”...

Publikuar: 25.04.2010 | 08:49
Lexuar: 505 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime