E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studimi më i madh deri më sot rreth efekteve të përdorimit të celularit në periudha afat-gjata shëndetësore është nisur gjatë ditës së martë, duke pasur si cak së paku një çerek të një milion përdoruesve në pesë shtete evropiane.
Celulari i ose jo i demshem per shendetin e njeriut





Studimi më i madh deri më sot rreth efekteve të përdorimit të celularit në periudha afat-gjata shëndetësore është nisur gjatë ditës së martë, duke pasur si cak së paku një çerek të një milion përdoruesve në pesë shtete evropiane.

Studimi Cohort në Komunikime Mobile (COSMOS) dallon prej tentimeve të mëparshme për të studiuar lidhjet mes përdorimit të celularit dhe sëmundjeve si kanceri dhe sëmundjeve neurologjike, përmes sjelljeve të përdoruesve në kohë reale.

Shumica e studimeve tjera të këtij niveli janë përqendruar përreth pyetjeve të njerëzve që veçse vuajnë nga kanceri apo sëmundje tjera, të ndërlidhura me përvojat e tyre të mëhershme në shfrytëzim të celularëve. Ato gjithashtu kanë qenë më të shkurta, pasi që celularët janë përdorur me të madhe vetëm dekadën e fundit.

“Një prej kufizimeve të hulumtimeve të sotme është se kur ju pyesni njerëz rreth përdorimit të celularit të tyre të themi para pesë viteve, ka shumë gabime” tha Jack Rowley, drejtor i hulumtimit dhe qëndrueshmërisë pranë trupit industrial të GSM Association.

Më shumë se 5 miliard celularë janë në përdorim anembanë botës. Deri më sot, grupe si Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), Shoqëria Amerikane e Kancerit dhe Institutet Kombëtare të Shëndetësisë nuk kanë gjetur asnjë dëshmi se përdorimi i celularit dëmton shëndetin.

“Studimi COSMOS do të shikoj në përdorimin afatgjatë, 10, 20 apo 30 vite. Dhe përmes monitorimit afatgjatë do të ketë kohë edhe për zhvillimin e sëmundjeve” tha profesori Paul Elliot nga Shkolla Publike e Shëndetësisë, pranë Kolegjit Mbretëror të Londrës.

Studimi COSMOS formon pjesë të Telekomunikimeve Mobile dhe Programit Hulumtues Shëndetësor, një trup i Britanisë së Madhe që është formuar nga një numër i madh i burimeve qeveritare dhe njerëzore dhe që funksionon në bazë të ekspertëve të pavarur, shumica e të cilëve janë akademik universitar.

Profesoresha Lawrie Challis nga MTHR tha se “Shumë kancer kërkojnë 10 deri në 15 vite për të shfaqur simptomat. Kështu që ne kemi adresën dhe pyetjen: A ka diçka atje të cilën duhet ta përcjellim më afër?”

GSMA Rowley ka parashikuar se më shumë se 100 milion dollarë deri më tani janë shpenzuar anembanë botës në hulumtime shëndetësore rreth rreziqeve shëndetësore në përdorimin e celularit

Shpenzimet globale në pajisje dhe shërbime wireless të ofruara nga kompani si Nokia, Ericsson dhe Huawei, kanë tejkaluar shumën prej 1 trilion dollarë për herë të parë në vitin 2009, sipas kompanisë hulumtuese të tregu iSuppli.

Në Britani, COSMOS është duke ftuar 2.4 milion përdorues të celularëve për të marr pjesë, në shtetet e katër operatorëve kryesor: Vodafone, O2, T-Mobile dhe Orange. Ajo shpreson se 90.000 deri në 100.000 do të pajtohen.

Studimi do të ekzaminojë të gjitha zhvillimet shëndetësore dhe do të përcjellë për lidhje në sëmundje neurologjike si Alzheimeri dhe Parkinsoni, si dhe tek kanceri.

Ajo gjithashtu do të llogaritë sesi përdoruesit do të bartin celularin e tyre, për shembull në pantallona, në xhep të këmishës apo në çantë dhe nëse përdorin edhe vegla hands-free.

Publikuar: 25.04.2010 | 08:56
Lexuar: 753 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime