Pas bastisjes së djeshme në shtëpinë e të dyshuarit për vrasje, është ngritur akuza penale kundër babait të tij Ekrem I. për armëmbajtje pa leje. Ndërkaq, nga Ministria e Brendshme thonë se motivi i vrasjes, do të sqarohet vetëm pas arrestimit të të dyshuarit.
Dhjetë kapsolla për granata dore, pushkë gjuetie dhe 50 municione janë gjetur në kontrollin që policia ushtroi në shtëpinë e Muhamed I. të dyshuarit për vrasjen e djeshme në lagjen Xhon Kenedi në Shkup.
Sipas policisë, 22 vjeçar është ende në arrati, pas vrasjes me breshëri kallashnikovi, 45 vjeçarin Ramadan Ramadani, punonjës i EVN-së.