"Në Maqedoni fëmijët pranojnë vaksina më kualitative që ekzistojnë në botë, pasi që vetëm të tilla regjistrohen. Të gjitha vaksinat janë pa pagesë dhe i financon shteti, ndërsa shërbimet në institucionet shëndetësore në kohë ju bëjnë thirrje fëmijëve të tyre të paraqiten për vaksinim", tha Osmani.
Shëndeti i fëmijëve është prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë dhe prandaj i kushtohet vëmendje e madhe vaksinimit si një nga mënyrat më efikase për mbrojtjen nga sëmundjet e rënda infektuese në fëmijëri, dekalroi sot ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani në hepeningun muzikor për fëmijë, i cili me rastin e shënimit të Javës evropiane të imunizimit mbahet në Bebe panairin.
Ai u theksoi prindërve t'i vaksionojnë fëmijët e tyre, pasi që kjo është mënyra më e mirë ta mbrojnë shëndetin e tyre.
"Në Maqedoni fëmijët pranojnë vaksina më kualitative që ekzistojnë në botë, pasi që vetëm të tilla regjistrohen. Të gjitha vaksinat janë pa pagesë dhe i financon shteti, ndërsa shërbimet në institucionet shëndetësore në kohë ju bëjnë thirrje fëmijëve të tyre të paraqiten për vaksinim", tha Osmani.
Sipas ministrit, Maqedonia mund të lëvëdrohet me përfshirje më të gjerë të vaksinimit në rajon dhe pastaj theksoi se sivjet fokusi është vendosur në vaksinimin kundër "morbileve" dhe "rubeolës".
Duke u përkujtuar se në Bullgarinë fqinje ka "morbile", Osmani tha se në vendin tonë përfshirja me vaksinim kundër "morbileve" është e madhe, por se megjithatë "kruhen" pjesët periferike ku nëse ka fëmijë të pavaksinuar ata të mund të vaksinohen.
Ministri i Shëndetësisë tha se nga Organizata botërore e shëndetësisë ka marrë informacion për paarqitjen e paralizës tek fëmijët shkaktuar nga "polio" në njërin nga rajonet kaukaziane. "Kjo sëmundje është reduktuar në Evropë, por duhet t'i kushtohet vëmendje e madhe që të parandalohet përhapja eventuale e 'polios' në Maqedoni dhe në rajon", shtoi ai.
Udhëheqësja e Sektorit për mbrojtje parandaluese në Ministrinë e Shëndetësisë Jovanka Kostovska theksoi se në Maqedoni bëhet vaksinimi kundër tuberkulozit, kundër hepatitit B, hemofilus influncesë së tipit B, kundër morbileve, rubeolës, parotitit, difteries, tetanusit... Ajo shtoi se nga viti i kaluar është vendosur vaksinim edhe kundër "human papiloma virus" dhe se është arritur sukses i madh pasi që, siç tha, rreth 50 për qind e vajzave të parapara janë vaksinuar.
Nga ky vit, siç paralajmëroi ministri Osmani, është paraparë vendosja e vaksinës polivalente me qëllim që t'u lehtësohet fëmijëve dhe prindërve të zvogëlohet shpuarja, por edhe për shkak të gjithë situatës me krizën. "Sivjet planifikohet të fillojë gjithë projekti që të mund në vitin 2011 të efektuohet dhe të gjitha këto vaksina të bashkohen në vaksina pesëvalentore, që don të thotë zvogëlim i numrit të shpuarjes së fëmijëve, shtoi ai.
Në pyetjen sa para do të shpenzohen nëse nuk shfrytëzohen 75 mijë vaksinat e tjera për gripin pandemik, ministri Osmani me kundër-përgjijge nëse do të dëshironim të kthehet pandemia dhe të shfrytëzohen vaksinat ose të shkatërrohen.
"Të gjithë do të dëshironim pandemia të mos kthehet asnjëherë dhe t'i shkatërrojmë ato vaksina. Më rërndësishme për ne ishte t'i mbrojmë qytetarët gjatë pandemisë. I kemi akoma vaksinat dhe po presim epidemiologët të na tregojnë se çka mëtutje me vaksinat...Shpresojmë se nuk do të kemi nevojë t'i shfrytëzojmë dhe më së miri është t'i shkatërrojmë", theksoi Osmani.
Në vitin 2005 për herë të parë vendoset Java evropiane e imunizimit dhe Republika e Maqedonisë ishte njëri nga dy vendet të cilat e pranuan këtë ide të Organizatës botërore të shëndetësisë dhe që nga atëherë deri më sot çdo vit në mënyrë aktive merr pjesë në shënimin e saj. Sivjet, Javën evropiane të imunizimit e promovojnë 46 shtete, midis të cilave edhe Maqedonia.
Imunizimi mbron nga sëmundjet, nga invaliditeti dhe vdekja. Kjo është njëra prej masave më të mira shëndetësore. Qëllimi i vaksinimit është ta mbrojë individin dhe bashkësinë nga sëmundjet të cilat mund të parandalohen me vaksina.
Maqedonia në kuadër të Javës evropiane të imunizimit ndërmerr aktivitete të cilat përfshijnë mbajtjen e ligjeratave për prindërit nëpër kopshtet e fëmijëve për beneficionet nga vaksinimi, nëpër shkollat dhe bashkësitë lokale. Në vijim është vaksinimi i përforcuar në terren nëpër shtet, me theks të mjediseve rurale, me qëllim të zbulimit të fëmijëve të pavaksinuar nga popullata e prekur dhe popullata rome.
Në hepeningun muzikor për fëmijë u prezantuan fëmijë të festivaleve "Super ylli", "Ylberi" dhe "Bilbili i artë".