Vlerësim i përgjithshëm i BB-së dhe FMN-së është se kriza solli ndryshime tektonike në botën politike dhe ekonomike, e cila tani nuk është bipolare, por po bëhet shumëpolare. Vendet në zhvillim, si Kina dhe India, luajnë rol gjithnjë e më të madh. Prej tyre pritet të dalë kërkesë e cila do t'i ndihmojë botës të përballet me krizën, lajmëroi raportuesi i MIA-s.
Përforcimi i rregullativës financiare, investimet në infrastrukturë dhe bujqësi, menaxhimi racional me mjetet financiare dhe lufta akoma më intensive me korrupsionin, janë rekomandimet kyçe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) për tejkalimin e krizës ekonomike globale, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski para largimit nga Uashingtoni, ku gjatë tre ditëve të kaluara mori pjesë në takimet pranverore, të cilat tradicionalisht i organizojnë këto dy institucione ndërkombëtare.
Vlerësim i përgjithshëm i BB-së dhe FMN-së është se kriza solli ndryshime tektonike në botën politike dhe ekonomike, e cila tani nuk është bipolare, por po bëhet shumëpolare. Vendet në zhvillim, si Kina dhe India, luajnë rol gjithnjë e më të madh. Prej tyre pritet të dalë kërkesë e cila do t'i ndihmojë botës të përballet me krizën, lajmëroi raportuesi i MIA-s.
"Mu vetëdija se vendet e zhvilluara nuk janë të vetmet të rëndësishme për ekonominë në tërësi, ishte një nga temat kryesore të asamblesë vjetore dhe kjo praktikisht imponon shkallë më të madhe të koordinimit gjatë sjelljes së politikave kryesore ndërmjet vendeve të zhvilluara, veneve nga Bashkimi Evropian dhe më të mëdhave, në zhvillim, të cilat tani po vijnë dhe të cilat janë bartëse të zhvillimit ekonomik", tha Stavreski.
FMN potencoi se në periudhën e paskrizës, këtë vit dhe vitin e ardhshëm, duhet të përforcohet ndjekja e institucioneve financiare. Edhe pse dalja nga kriza tani për tani shkon pak më ngadalë nga pritjet, megjithatë, ekzistojnë rreziqe të rëndësishme. Duhet të vazhdohet edhe për një kohë me mbështetje të matur fiskale, në mënyrë që të mirëmbahet zhvillimi ekonomik.
Për vendet në zhvillim, shfrytëzuese të mjeteve kreditore, një nga temat kyçe të takimeve ishte rritja e kapitalit - shtetet e pasura të kontribuojnë më tepër përmes rritjes së kapitalit, në mënyrë që Banka botërore më pas të aprovojë më shumë kredi për vendet në zhvillim.
"Të gjitha këto çështje janë të rëndësishme sepse BB dhe FMN janë institucionet kyçe, nga koordinimi i të cilave varet nëse më shpejtë do të dalim nga kriza botërore. Mendoj se vendimet që u sollën, do të kontribuojnë në atë drejtim", theksoi ministri Stavreski.
Sipas tij, ka dallim në përballjen me krizën ndërmjet shteteve më pak dhe atyre më shumë të zhvilluara. Vendet e zhvilluara mund t'i lejojnë vetes deficit më të lartë buxhetor dhe mbështetje më të madhe direkte për ekonominë, sepse, përmes emisionit të fletëobligimeve siç bëjnë SHBA-ja dhe vendet evropiane, mund t'u ndihmojnë kompanive të veta, përderisa vendet në tranzicion duhet të kenë kujdes shumë më tepër për arsye se mjetet buxhetore nuk janë aq të mëdha dhe nuk janë të mjaftueshme për mbështetje më të madhe direkte për ndërmarrje të caktura. Ato duhet të kenë kujdes gjatë alokacionit të mjeteve dhe në mënyrë më efikase t'i kahëzojnë ato. Njëherit, në strukturën e buxheteve të veta duhet t'uë kushtojnë më shumë vëmendje investimeve kapitale, të cilat janë një ndër faktorët kyç për dalje nga kriza.
Banka Botërore, mes tjerash, porositi vendet të cilat mund dhe kanë nivel të ulët të borxhit publik të vazhdojnë ta mbështesin ekonominë përmes projekteve infrastrukturore dhe investimeve kapitale.
"Vendet të kenë kujdes në nivelin e borxhit të përgjithshëm sepse pas deficiteve të larta buxhetore siç ka gjithnjë e më tepër, po rritet niveli i borxhit publik", është porosia nga Banka Botërore. Maqedonia, për fat të mirë, nuk pati problem të tillë sepse niveli i borxhit publik është mesatar dhe i ulët, por për shumicën e shteteve kjo po bëhet nga nga arsyet për të cilat nuk munden më tej të shkojnë me mbështetje për ekonominë", tha Stavreski.
Zëvendëskryeministri dje në Uashington e mori çmimin nga Banka Botërore për Maqedoninë, i cili këtë vit sipas raportit "Duing biznis" është reformuesja e tretë top-ekonomike në botë, pardje pati takim me përfaqësues të lartë të BB-së dhe FMN-së, ndërsa të premten, në sleinë e fondacionit "Heritixh", i prezantoi kushtet e biznesit dhe volitshmëritë për të investuar në Maqedoni./mia/