E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëndrimi i drejtë është ai i të shpjeguarit se cilët janë problemet që janë hasur në punë, dhe të propozosh një zgjidhje për të ardhmen. Të tentosh të heqësh përgjegjësinë mbi dicka, e bën të mendojë për një mentalitet infantil
Ja 5 shprehjet qe s'duhet ti thoni kurre shefit tuaj












Nuk ka dyshim, nuk ekziston mënyrë më e mirë për tu shkarkuar nga puna se ti thuash shefit tënd frazën e paduhur. Janë disa shprehje të cilat shefit i tingëllojnë ndryshe dhe e bëjnë të mendojë keq, po vërtet keq për ty.

1- Nuk është faji im

Dicka ka shkuar keq në punë dhe shefi të bërtet. Nëse është një frazë që ai nuk do ta dëgjojë është “Nuk është faji im”. Kur punohet drejtuesit nuk i intereson të dijë se i kujt është faji, apo të ketë përpara dikë që përpiqet të shfajësohet. Liderëve në përgjithësi dhe menaxherëve nuk i intereson të dijnë se kush ka qenë shkaku i problemit, por i intereson të gjejnë se kush di ta zgjidhë problemin.
Qëndrimi i drejtë është ai i të shpjeguarit se cilët janë problemet që janë hasur në punë, dhe të propozosh një zgjidhje për të ardhmen. Të tentosh të heqësh përgjegjësinë mbi dicka, e bën të mendojë për një mentalitet infantil

2- Nuk ka nevojë të më mësojë kush

Të gjithë kanë për të mësuar dicka dhe askush nuk është aq i aftë të mendojë se nuk ka nevojë për asnjë mësim apo këshillë. Fraza, tregon një raport të keq besimi me kolegët e tjerët dhe mosdisponibilitetin e bashkëpunimit, cilësi e cila cmohet shumë në punë.
Si të sillesh? Dëgjo, ndaj eksperiencat, falendero dhe shkëmbe mendimet.

3- Në një moment mund të bëj vetëm një gjë

Fraza transmeton një raport negativ me shefin dhe ndjenjën e kundërshtisë në lidhje me punën. Përvec faktit që është e mundur të bëhen shumë gjëra një herësh, nëse me këtë shprehje ti doje të thoje se je shumë i ngarkuar me një gjë që është më urgjente dhe më e rëndësishme, duhet ta thuash në një mënyrë të qetë dhe të detajuar.

4 Nuk është problemi im

Të thuash hapur që nuk je i përfshirë në problematikën që të verifikohet në vendin e punës është një lloj konfirmimi që tingëllon si një “këmbanë alarmi” serioz.
Fraza është tregues i një disinteresimi total për punën dhe tingëllon edhe si një provokim, që fsheh një inat të vjetër. Në të kundër nëse problemi nuk të përket pikërisht ty, bën mirë që të tregosh interes e vullnet për të ndihmuar.

5 Mbaj familjen

Ke vajtur në punë për të dhjetën herë me vonesë sepse jëe vonuar duke cuar djalin në kopësht? Që ti ke 7 fëmijë dhe një grua për të mbajtur askujt nuk i intereson, ose të paktën nuk është një argument i vlefshëm për të pretenduar të kesh kushte favorevole në punë. Impenjimet tuaja familjare janë problemet tuaja dhe jo të shefit. Ka raste kur arsyet familjare pranohen, por edhe në këto raste është rregulli i ekuilibrit. Ato që do të ankohen ndoshta nuk mund të jenë shefat, por kolegët që ke pranë.//BalkanWeb/

Publikuar: 26.04.2010 | 05:22
Lexuar: 482 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime