E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë e paralajmëruan përfaqësues të partisë në pushtet VMRO-DPMNE sot në takimin me gazetarët, duke mohuar se do të mund të kalojnë afatet për marrjen e datës gjatë kohës së kryesimit spanjoll.
Maqedonia pret propozim tė ri nga Nimici, nėse ėshtė i pranueshėm do tė shkojė nė referendum














Ndërmjetësuesi Metju nimic është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësues të Maqedonisë dhe të Greqisë në biedimet për emrin. Pritet ai këto ditë të dalë me pako të re të ideve për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Këtë e paralajmëruan përfaqësues të partisë në pushtet VMRO-DPMNE sot në takimin me gazetarët, duke mohuar se do të mund të kalojnë afatet për marrjen e datës gjatë kohës së kryesimit spanjoll.

Bisedimet për emrin, sipas tyre, nuk janë ndërprerë. Për ta është e paqartë se prej ku është perceptimi se "Republika Veriore e Maqedonisë" është propozim kompromisi.

Kryeministri Nikolla Gruevski, potencojnë, qëndron pas deklaratës dje të dhënë se do të votonte negativisht nëse ka referendum për propozimin "Republika Veriore e Maqedonisë" për përdorim të përgjithshëm dhe se kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet e parakohshme, të cilat nuk janë të planifikuara për këtë vit.

Referendum për emrin do të shpallej në rast se ka propozim, të pranueshëm për të dy palët. Fjalën e fundit duhet ta kenë qytetarët. Nuk përjashtohet që kreu shtetëror të mos pajtohet me propozimin, por megjithatë të propozojë referendum, thonë në VMRO-DPMNE. Në këtë rast pyetjen do ta formonin partitë dhe Parlamenti.

Qeveria e Maqedonisë nuk ndjen presion, po sipas përfaqësuesve të partisë në pushtet, ka presion ndaj të dy palëve në kontestin që ai të zgjidhet. Qeveria dëshiron zgjidhje, e pse ajo deri tani nuk është arritur, nuk është faji i Maqedonisë, thonë ata.

Në VMRO-DPMNE janë skeptikë se do të arrihet marrëveshje lidhur me ndryshimet kushtetuese, për çka sot mbahet mbledhje e grupit punues./mia/

Publikuar: 26.04.2010 | 09:51
Lexuar: 287 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime