Vendimin e solli "San Pelegrino Auards", i cili, siç ceket, ndak "Oskarin" në sferën e restoraneve. Vitin e kaluar "Noma" u gjet në vendin e tretë të listës së 50 restoraneve më të mira në botë, menjëherë pas "El Buli" dhe "Fet Dak".
Restorani më i mirë në botë nuk quhet "El Buli" në Spanjë apo ndërkaq "Fet Dak" në Britani të Madhe, por bëhet fjalë për restoranin "Noma" në kryeqytetin danez, Kopenhagë, shkruan gazeta daneze "Svenski dagbladt".
"Është me të vërtetë e jashtëzakonshme që është shpallur "numër një". Kjo është super-realiste", tha Klaus Mejer, njëri nga pronarët e "Noma"-s.
Vendimin e solli "San Pelegrino Auards", i cili, siç ceket, ndak "Oskarin" në sferën e restoraneve. Vitin e kaluar "Noma" u gjet në vendin e tretë të listës së 50 restoraneve më të mira në botë, menjëherë pas "El Buli" dhe "Fet Dak".
Klaus Mejer beson se suksesi i rreferohet ofertës së pakompromis të specialiteteve të kuzhinës nordike në kombinim me shkathtësinë dhe talentin e kryekuzhinierit në "Noma", Rene Rexhepi, i cili me prejardhje është shqiptar nga Maqedonia.