Euroambasadori Ervan Fuerre në konferencën e sotme për shtyp, duke i prezantuar aktivitetet, potencoi se qëllimi që t'u afrohet porosia më e fuqishme e Robert Shumanit dhe se mënyra e vetme q të zgjidhen problemet që i ndajnlë vendet dhe njerëzit është vetëm përmes dialogut politik, që të tejkalohen paragjykimet.
Një delegacion i BE-së në Shkup së bashku me Qeverinë dhe institucione tjera të Maqedonisë nga dita e premte e deri më 27 maj të këtij viti organizon më shumë aktivitete me rastin e Ditës së Evropës - 9 Maji dhe 60-vjetorin nga Deklarata e Shumanit.
Euroambasadori Ervan Fuerre në konferencën e sotme për shtyp, duke i prezantuar aktivitetet, potencoi se qëllimi që t'u afrohet porosia më e fuqishme e Robert Shumanit dhe se mënyra e vetme q të zgjidhen problemet që i ndajnlë vendet dhe njerëzit është vetëm përmes dialogut politik, që të tejkalohen paragjykimet.
Panel diskutimet për procesin për qasjen e Maqedonisë në BE dhe reformat, të cilat do të mbahen në pesë qytete, Festivali i filmave evropianë, i organizuar së bashku me ambasadat e vendeve-anëtare të BE-së dhe me Kinotekën, koncerte në të hapur të nxënësve nga Qendra shkollore muzikore dhe e baletit "Ilija Nikollovski Lluj" në komunat Çair, Gjorçe Petrov, karposh, Qendër dhe Aerodrom, janë risitë prë festimin e sivjemë të Ditës së Evropës.
Për Ditën e Evropës, tradicionalisht do të mbahet maratona e Shkupit, vallëzimi i popullarizuar i maturantëve, gara mes kamarierëve dhe kamariereve, hepeningu multimedial i 7 majit, i cili do të mbahet në Strugë dhe Dita e flamurit të Evropës.
Fuerre publikoi se BE-ja këtë vit çmimin Zhan Mone do t'ua ndajë fotoreporterëve për fotografi më të mirë me temë lidhur em BE-në dhe procesin e qasjes.