Rastko Pocesta nga Beogradi është autor i dy librave, fushatës së internetit kundër racizmit dhe neonacizmit dhe është pjesëmarrës në debatin për hyrjen e Serbisë në NATO.
Fëmija serb që pranoi pavarësinë e Kosovës kërcënohet nga radikalët
Djaloshi 12 vjeçar nga Serbia Rastko Pocesta u bë i famshëm pas fushatës së tij në internet ku mbështet anëtarësimin e Serbisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës. Këto ide nuk iu kanë pëlqyer disa nacionalistëve serbë, disa prej të cilëve kanë kërcënuar me vdekje djaloshin serb, njoftojnë mediat kosovare.
Rastko Pocesta nga Beogradi është autor i dy librave, fushatës së internetit kundër racizmit dhe neonacizmit dhe është pjesëmarrës në debatin për hyrjen e Serbisë në NATO.
Përveç se është luftëtari më i ri i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ai u bë i famshëm në mbarë botën me bllogun e tij në internet si administrator i grupit më të njohur antifashist në Serbi.
Atë e fascinon politika, ndërsa ëndrra e tij është bota pa racizëm, antisemitizëm, urrejtje dhe diskriminim. Para disa ditësh televizioni Serb B92 publikoi një intervistë me Rastkon, ndërsa më pas ai u intervistua edhe nga BBC. Rastko i tha BBC-së se idetë e tij nuk janë të pranuara nga nacionalistët serbë, ndërsa disa prej tyre edhe e kishin kërcënuar me vdekje. Por ai tha se nuk do të heqë dorë nga shkrimi.
Në bllogun e tij në mes tjerash Pocesta shkroi:
Unë jam Serb, por...
1. Pranoj Kosovën si shtet të pavarur
2. Pranoj se Ratko Mladic dhe Radovan Karagjiq kanë qenë kriminelë lufte
3. Pranoj se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi
4. E dua BE-në dhe NATO-n
Unë jam serb, por jam real!!!
5) Novak Gjakovic nuk është teniseri im i preferuar.
6) Nuk më intereson "e kaluar jonë e art", më intereson ARDHMERIA.
7) Mendoj se dallimet në shoqëri mundë të ndihmojnë në afrimin më të madhë dhe në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
8) E kundërshtoj cdo llojë dhune
9) Vajzat sërbe nuk janë për mua vajzat më të bukura të botës
10) Beogradi nuk është për mua qyteti më i bukur i botës
11) Respektoj cdo kulturë dhe cdo popull dhe traditat e tyre.
12) Nuk urrej
13) Përkatësia nacionale, raca, feja, gjinia, orientimi seksual dhe pa marrë parasyshë edhe dallimet tjera, nuk më pengojnë të shoqërohem me ndonjë nga këta.