E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuadër të këtij aktiviteti, USHT për studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre do të prezantojë në hollësi se çfarë ofron Universiteti, si janë të organizuara studimet, metodat e mësimit, modelin e studimeve dhe kushtet për regjistrim në një nga fakultetet e USHT-së.
USHT promovon ofertėn e saj akademike-shkencore











Universiteti Shtetëror i Tetovës ofertën akademike dhe shkencore për studentët e ardhshëm, për vitin akademik 2010/2011, kësaj radhe do ta prezantojë me moton: “Ardhmëria krijohet me një zgjidhje, vendos sot për të ardhmen tënde”, deklaroi në Konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësja e USHT-së, Valdrina Fetai. Ajo me këtë rast bëri të ditur se më 28 dhe 29 prill, në Rektoratin e Universitetit do të organizohen: "Ditët e hapura të USHT-së”.

Në kuadër të këtij aktiviteti, USHT për studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre do të prezantojë në hollësi se çfarë ofron Universiteti, si janë të organizuara studimet, metodat e mësimit, modelin e studimeve dhe kushtet për regjistrim në një nga fakultetet e USHT-së.

Në Programin e "Ditëve të hapura të USHT-së”, janë paraparë të realizohen edhe aktivitete tjera nga ana e studentëve të artit muzikor dhe figurative, ndërsa do të organizohen edhe gara në futboll në mes maturantëve të shkolla të mesme të Tetovës dhe Fakultetit të Kulturës fizike të USHT-së.

“Universiteti është i hapur për të gjithë, pa dallime etnike, fetare, gjinore apo racore. Institucioni ynë ka për objektiv ngritjen profesionale të brezave dhe ngritjen e vetëdijes kolektive.
Zëdhënësja e USHT-së, Valdrina Fetai

USHT është strukturuar në 11 fakultete, 35 programe studimore, 93 drejtime studimore, tre Institute hulumtuese-shkencore dhe mundëson vijimin e studimeve të disperzuara edhe në disa qytete të tjera, si në Kërçovë, Shkup, Strugë, Kumanovë, ndërsa në vitin e ardhshëm akademik, Universiteti ynë do të disperzohet edhe në qytetin e Dibrës”, theksoi zëdhënësja Valdrina Fetai.

Zëdhënësja e USHT-së, poashtu theksoi se vlerësimet e udhëheqësisë së universitetit janë dhe me karakter social, duke u përpjekur t'u vijnë në ndihmë dhe asaj shtrese të pafuqishme ekonomikisht për t’i përballuar nevojat për shkollim.

Në vitin akademik 2010/2011, USHT do të regjistrojë 4465 studentë, prej tyre 2890 me kuotë shtetërore, 1095 me vetëfinancim dhe 480 me korrespodencë, theksoi në mes tjerash zëdhënësja e USHT-së, Valdrina Fetai, në Konferencën për shtyp, të mbajtur në ambientet e rektoratit të USHT-së.

Përvoja mbi 15-vjeçare, planet dhe programet studimore e të gjitha profileve, me tarifa të volitshme, bashkëpunimi i USHT-së me universitet nga vendi e rajoni, kuadri i kualifikuar dhe lidhja e natyrshme e shqiptareve me këtë tempull të dijes janë arsyeja pse duhet studiuar në USHT.

Publikuar: 27.04.2010 | 05:13
Lexuar: 874 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime