E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me kritikat e djeshme drejtuar drejt Qeverisë, të cilat, mes të tjerash, kanë të bëjnë jo përmes numrit në administratën publike, euroambasadori Fuere tha se e ka përkujtuar Qeverinë se disa punë të rëndësishme nuk janë përfunduar.
Porositė nga Fuere dhe KE-ja i kuptojmė si konstruktive dhe qėllimirė









Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Vasko Naumovski sot deklaroi se të gjitha porositë që vijnë nga KE-ja dhe euroambasadori Ervan Fuere, Qeveria i kupton si tërësisht konstruktive dhe qëllimmirë.

"Të gjitha deklaratat nga ana e tij dhe nga Komisioni Evropian i kuptojmë si tërësisht konstruktive dhe qëllimmirë. Jemi të vetëdijshëm se roli i euroambasadorit, delegacionit dhe i KE-së, është që ta ndihmojë afrimin e Republikës së Maqedonisë në BE", tha Naumovski i pyetur për t'i komentuar vërejtjet e djeshme të Fueres për disa vendime të marra ligjore.

Naumovski, përkujtoi se që kur ai është zëvendëskryeministër për çështje evropiane janë marrë 50 ligje evropiane, dhe se kritika ka për dy edhe atë për ligjin për antidiskriminim dhe për ligjin për ujin.

"Në raport me këto ligje, në vijim janë analizat e përfunduara në raport me ligjin për ujërat. Së bashku me përfaqësuesit e KE-së do të arrijmë të hyjmë drejt amendamenteve adekuate të këtij ligji ndërsa për këtë paraqitet nevoja për një të ardhme të afërt". tha Naumovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me kritikat e djeshme drejtuar drejt Qeverisë, të cilat, mes të tjerash, kanë të bëjnë jo përmes numrit në administratën publike, euroambasadori Fuere tha se e ka përkujtuar Qeverinë se disa punë të rëndësishme nuk janë përfunduar.

Bëri thirrje në respekt të radhës së parimeve evropiane gjatë zbatimit të reformave.

"Ligjet e marra do të duhej tërësisht t'i tregojnë intereset e vendit dhe duhet të sigurojnë përparim në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian", tha Fuere i cili sot së bashku me Naumovskin dhe me zëvendëskryeministrin e caktuar për zbatimin e marrëveshjes kornizë Abdylaqim Ademi mori pjesë në promovimin e projektit për përforcimin e kapaciteteve të sekretariatit për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Publikuar: 27.04.2010 | 05:57
Lexuar: 241 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime