Nuk ka dashur, siç theksoi "të jetë dekor në shumicën qeveritare dhe të kryeministrit Gruevski, sepse ai ka pasur vetëm një shef - qytetarët shqiptarë".
Deputeti Besim Dogani sot bëri të ditur se e braktis Demokracinë e Re, i pakënaqur si dhe në cilin drejtim partia e tij e deritanishme e zhvillon politikën.
"Në këtë periudhë kur vlerat e përfaqësuesve të popullit ranë në nivelin më të ulët dhe Kuvendi është shndërruar në mekanizëm për miratim të ligjeve antishqiptare dhe antiqeveritare, vendosa që ta braktis Demokracinë e Re", deklaroi Dogani.
Nuk ka dashur, siç theksoi "të jetë dekor në shumicën qeveritare dhe të kryeministrit Gruevski, sepse ai ka pasur vetëm një shef - qytetarët shqiptarë".
Dogani mohoi se ka qëllim të kthehet në PDSH, të cilët e braktisi vitin e kaluar, as në ndonjë parti tjetër. Do të veprojë si deputet i pavarur, mund të mbështetë ndonjë parti politike, por jo edhe të jetë anëtar.