Për realizim të tërësishëm të planit për dalje nga kriza ekonomike, Japonia ka nevojë për mbi njëqind miliardë dollarë, ndërsa javën e kaluar autoritetet e rritën vlerën e planit për shpëtim të ekonomisë në 255 miliardë dollarë.
Qeveria japoneze miratoi vendim për ndarjen e 54 miliardë dollarë shtesë për luftë kundër kirzës financiare botërore.
Këto mjete i dedikohen kreditimit të bizneseve të vogla dhe ofrimit ndihmë punonjësve të larguar nga puna.
Përveç kësaj autoritetet japoneze planifikojnë t'i zvogëlojnë tatimet për pronarët e hapësirës banesore.
Për realizim të tërësishëm të planit për dalje nga kriza ekonomike, Japonia ka nevojë për mbi njëqind miliardë dollarë, ndërsa javën e kaluar autoritetet e rritën vlerën e planit për shpëtim të ekonomisë në 255 miliardë dollarë.
Banka Qendrore e Japonisë më 19 dhjetor e zvogëloi shkallën themelore kamatore deri në 0,10 për qind në përpjekjen që ta stabilizojë ekonominë në vend.
Qeveria kumtoi se tempoja e rritjes ekonomike e Japonisë mund të bjerë deri në zero dhe kjo tendencë me siguri nuk do të ndryshojë deri në vitin 2010.