Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina nga fundi i vitit të kaluar ishin përjashtuar nga liberalizimi i vizave, të cilën atëherë e morën Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, për shkak se nuk i plotësuan të gjitha standartet.
Shqipëria ka arritur "përparim të rëndësishëm" në plotësimin e numrit më të madh të standarteve për fitimin e "shengenit të bardhë", por vendimi për heqjen e vizave mund të pritet pasi që t'i kompletojë reformat, theksohet në raportin më të ri të Komisionit Evropian.
"Dëshiroj t'i porosis qytetarët e Shqipërisë se do të udhëtojnë pa viza (në vendet e Bashkimit Evropian) deri në fund të vitit", deklaroi nënkryetari i Qeverisë dhe shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta.
Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina nga fundi i vitit të kaluar ishin përjashtuar nga liberalizimi i vizave, të cilën atëherë e morën Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, për shkak se nuk i plotësuan të gjitha standartet.
Sipas raportit më të ri të KE-së për Shqipërinë, vendi edhe krahas përparimit të rëndësishëm të arritur akoma duhet të ndërmarrë hapa në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Problemet janë locuar edhe tek emigrantët ilegalë të cilët tentojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore.