E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuadër të qëndrimit në RP të Kinës, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që e kryeson Veljanoski do të marrë pjesë në ceremoninë solemne në hapjen e ekspo Shangaj 2010 dhe të realizojë takime me përfaqësues të tjerë të lartë nga kreu shtetëror kinez. Në delegacion janë deputetët Xhevat Ademi, Silvana Boneva dhe Cvetanka Ivanova.
Delegacion Parlamentar i Maqedonisė, vizitė njėjavore nė Kinė












Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, i cili qëndron në Kinë, u takua sot me kryetarin e Kongresit Mbarëkinez Popullor, Vu Banguo.

Siç thuhet në kumtesë, kryetari Veljanoski theksoi se ky takim paraqet bazë për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, por edhe mundësi për avancim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të përgjithhsme mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore Kineze.

Me këtë rast ai e përshëndeti qëndrimin parimor të RP të Kinës në lidhje me njohjen e emrit tonë kushtetues, me çka vërtetohet miqësia e vërtetë mes dy vendeve. Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë është e përkushtuar në plotësimin e qëllimeve strategjike për anëtarësim të plotëfuqishëm në BE dhe NATO, por njëkohësisht vëmendje e madhe i kushtohet edhe relacioneve të përgjithshme me RP të Kinës.

Kryetari Veljanoski dërgoi falenderim për ndihmën që Qeveria e Republikës Popullore të Kinës ia ndan Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në ekspozitën botërore Shangaj Ekspo 2010 dhe për mundësinë që në këtë ngjarje me rëndësi globale të prezantohet kultura, tradita dhe vlerat historike të Maqedonisë.

Kryetari i Kongresit Mbarëkinez Popullor, Vu Banguo theksoi se ky takim është i rëndësishëm dhe duhet të jetë nxitje për bashkëpunimin më intensiv mes dy vendeve në sfera të ndryshme.

Ai theksoi se pala kinete e respekton dhe ka mirëkuptim të plotë për të drejtën e Republikës së Maqedonisë për përdorim të emrit kushtetues dhe njëherit shpreson në zgjidhje të shpejtë të këtij kontesti në kuadër të OKB-së.

Veljanoski i bëri ftesë kolegut të tij Vu Banguo që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë.

Në kuadër të qëndrimit në RP të Kinës, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që e kryeson Veljanoski do të marrë pjesë në ceremoninë solemne në hapjen e ekspo Shangaj 2010 dhe të realizojë takime me përfaqësues të tjerë të lartë nga kreu shtetëror kinez. Në delegacion janë deputetët Xhevat Ademi, Silvana Boneva dhe Cvetanka Ivanova.

Publikuar: 28.04.2010 | 08:09
Lexuar: 451 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime