E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori hungarez në Maqedoni Ferenc Kerkeshi i ka prezantuar përvojat e Grupit të Vishegradit gjatë procesit të integrimit të Hungarisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO gjatë ligjerimit të sotëm para profesorëve dhe studentëve të UEJL-së në Tetovë për Bashkëpunimin rajonal të grupit të Vishegradit si shembull për vendet nga Ballkani Perëndimor për integrimin e mëtejshëm në BE.
Pėrvojat e Grupit tė Vishegradit gjatė anėtarėsimit nė NATO dhe BE













Vendet fqinje mund të kenë disa probleme mes vete, por qasja rajonale nënkupton zgjidhje paralele të çështjeve bilaterale derisa bashkëpunimi është për sferat dhe interesat e përbashkëta.

Kështu ambasadori hungarez në Maqedoni Ferenc Kerkeshi i ka prezantuar përvojat e Grupit të Vishegradit gjatë procesit të integrimit të Hungarisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO gjatë ligjerimit të sotëm para profesorëve dhe studentëve të UEJL-së në Tetovë për Bashkëpunimin rajonal të grupit të Vishegradit si shembull për vendet nga Ballkani Perëndimor për integrimin e mëtejshëm në BE.

"Bashkëpunimi rajonal është bazë për bashkëpunim në kuptimin më të gjerë. Nëse nuk mund të bashkëpunoni me fqinjët e juaj, vështirë është të supozohet se këtë mund ta bëni në një strukturë më të madhe. Do të thotë bashkëpunimi rajonal është trajnim i mirë, e më vonë do të shihni se në organizatat më të mëdha si BE-ja dhe NATO-ja ka interese në grup dhe ka dimensionim të ndryshëm. Kjo nuk do të thotë se ne çdoherë i harmonizojmë qëndrimet tona për çështje të caktuara, por nëse ka mundësi për veprim të përbashkët, këtë edhe e bëjmë", tha Kerkeshi.

Ai porositi se është me rëndësi që kur flitet për çështjet dhe problemet bilaterale, të kuptohet pozita e palës tjetër, respektivisht cilat janë shkaqet - politike, ekonomike ose në bazë tjetër për problemet dhe se për këtë duhet të pyeten të gjithë, e jo vetëm politikanët të përfshihen në këto bisedime.

Integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike është interes i të gjithë qytetarëve, ndërsa përvojat e vendeve me të kaluar dhe probleme të ngjashme janë çdoherë të mirëseardhura, vlerëson rektori i Universitetit, akademiku Alajdin Abazi.

Bashkëpuinimi në sferën e energjetikës, ekonomisë dhe e ashtuquajturës sfera civile, respektivisht takimet e njerëzve të rëndomtë, studentëve dhe kategorive të tjerë të qytetarëve janë përvoja të vendeve nga Evropa qendrore, të zbatueshme për shtetet ballkanike në anëtarësimin në BE dhe NATO, është një nga konkludimet në ligjerimin e sotëm

Publikuar: 28.04.2010 | 21:19
Lexuar: 612 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime