E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Valmir Nafiu si 16 vjeçar, shënoi golin e parë për ekipin e parë të Klubit Futbollistit "Shkëndija", njëherit shënoi edhe golin e parë si lojtari më i ri në historinë e KF Shkëndija si dhe futbollit në Maqedoni”
Ditėlindjen e  16-tė e feston me  debutim dhe gol  pėr ekipin e parė
Valmir Nafiu, një yll i ri i futbollit në Maqedoni













SHABAN SINANI

Por ndeshja e së shtunës edhe njëherë dëshmoi se Shkëndija gjithmonë ka pasur dhe ka talent të jashtë zakonshëm, ndaj edhe nuk do jetë tepërt të përmendim se nga ky klub kanë dal emra të njohur të futbollit të futbollit si Vullnet Emini, Ismail Ismaili, Burhan Emurllahi, Arsim Ibrahimi, mos të flasim për Agim Ibraimin i cili është ndër lojtarët më të mirë në N K Olimpija, si dhe Ferhan Hasani i cili është rritur si bartës i KF Shkëndija dhe ja nga ndeshje me Napredokun ka lind edhe një yll i ri i futbollit, e ai është Valmir Nafiiu, i cili vetëm një ditë para ndeshjes me 23 prill festoi 16 vjetorin e lindjes, ndërsa me 24 prill, debutoi në ekipin e parë të “kuqezinjve” . Ai për ditëlindjen e tij të 16-të adhuruesve të Shkëndijës ua dhuroi një gol të bukur me çka paralajmëroi një erë të re në këtë klub “Çka të them falë bashkëlojtarëve të mijë të ekipit të parë të cilët më pranuan si shokë më të afërt edhe unë arrita të shënoi golin e parë për ekipin më të mirë dhe besoj se dhashë një kontribut modest për këtë fitore të madhe” tha talenti i futbollit Valmir .

Ky futbollist me siguri do të hynë në historinë e këtij klubi si njëri ndër futbollistë me moshë më të re që kanë debutuar në ekipin e parë. “Valmir Nafiu si 16 vjeçar, shënoi golin e parë për ekipin e parë të Klubit Futbollistit "Shkëndija", njëherit shënoi edhe golin e parë si lojtari më i ri në historinë e KF Shkëndija si dhe futbollit në Maqedoni” ishin fjalët e sekretarit të përgjithshëm në KF Shkëndija, Blerim Sejdiu.


Ai është anëtar standard dhe lojtari më i mirë në reprezentacionin e Maqedonisë në kategoritë U-17 që drejtohet nga seleksionuesin Mensur Jakupi i cili gjithmonë është shprehur se Valmiri është një talent i jashtëzakonshëm.

Publikuar: 28.04.2010 | 08:39
Lexuar: 765 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime