Qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës (BeH) prej fillimit të krizës kanë tërhequr rreth 800 milionë marka konvertibile (KM) (400 milionë euro) nga depozimet e veta kursimore.
Përmirësim i dukshëm është vërejtur prej fillimit të dhjetorit, kur nëpër bankat janë kthyer 100 milionë KM (51 milionë euro), lajmëroi guvernatori i Bankës Qendrore, Kemal Kozariq.
"Qytetarët vërejtën se gjendja aktuale është shumë më e ndryshme sesa para fillimit të luftës. Të gjithë që i kërkuan kursimet e veta iu paguan para me vlerë të plotë, që ndikonte mbi forcimin e besimit në bankat", tha Kozariq.
Kursimi i përgjithshëm i qytetarëve në bankat në BeH arrin 5,2 miliardë KM (2,6 miliardë euro), përderisa plasmanet e bankave arritën 14 miliardë KM (7 miliardë euro). /Makfaks/