Drejtori i policisë shqiptare, Hysni Burga theksoi se takimi i sotëm është vazhdim i bashkëpunimit të mirë të deritanishëm i policive të të dy vendeve, në luftën kundër të gjitha llojeve të krimit.
Policia shqiptare dhe ajo e Maqedonisë e përparojnë bashkëpunimin në luftën kundër kriminalitetit
Në Ohër sot u mbajt një takim pune i përfaqësuesve të lartë të policive të Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë, kushtuar mënyrave për ballafaqimin me tregtinë e paligjshme të drogës, me njerëz, krmininalitetit financiar, si problemi me falsifikimin e të hollave.
Drejtori i zyres së Maqedonisë për siguri publike, Lupço Todorovski, pas takimit deklaroi se ishte theksuar nevoja e përforcimit të bashkëpunimit mes dy policive në nivel të mesëm dhe të lartë, përkatësisht bashkëpunim më i afërt mes oficerëve të cilët punojnë në sektorët për krimin e organizuar, si dhe nevoja e ngritjes së përpunimeve të përbashkëta kriminalistike.
"Deri më tani kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kolegët nga policia shqiptare. Është evidente se kriminelët tonë janë në bashkëpunim të ngushtë me grupet kriminele shqiptare. Prej atje vjen edhe nevoja nga aksioni i përbashkët kriminalistik përkatësisht bashkëpunimi policor", theksoi Todorovski. Krahas këmbimit të informacioneve, siç theksoi ai, prej tash bashkëpunimi do të zhvillohet në formë më të lartë të organizimit, përmes zbatimit të hetimeve të përbashkëta kriminalistike, në të cilat ishin përfshirë edhe policia nga Italia dhe Turqia.
Drejtori i policisë shqiptare, Hysni Burga theksoi se takimi i sotëm është vazhdim i bashkëpunimit të mirë të deritanishëm i policive të të dy vendeve, në luftën kundër të gjitha llojeve të krimit.
"Një nga mënyrat e bashkëpunimit është shkëmbimi i informacioneve në afat sa më të shkurtë të mundur. Bashkëpunimi i këtillë paradokohe rezultoi me konfiskimin e sasisë së madhe të eurove të falsifikuara, edhe atë falë këmbimeve në kohën e dukur të informacioneve të policisë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova", theksoi Burga. Ai shtoi se synimi i të dy policive është bashkëpunimi të zgjerohet edhe mbi aktivitetet që ndërmeren për ballafaqimin me tregtinë e paligjshme të drogës, si dhe kriminalitetit ekonomik.