E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këngëtarja Nora Istrefi këto ditë ka hedhur në treg klipin më të ri të titulluar “Dy shokë”. Kënga është punuar në studion e Flori Mumajesit, ndërsa videoklipi vjen i realizuar nga produksioni kosovar, Entermedia.
Nora Istrefi, nudo nė klipin
















Blerand Rexhepi


Këngëtarja Nora Istrefi këto ditë ka hedhur në treg klipin më të ri të titulluar “Dy shokë”. Kënga është punuar në studion e Flori Mumajesit, ndërsa videoklipi vjen i realizuar nga produksioni kosovar, Entermedia. Për dukjen e këngëtares janë përkujdesur Kastriot Leshi dhe Sellma.

Karakteristikë e veçantë në klip është zhveshja e këngëtares për herë të parë. Nora si duket po i ndjek hapat e yjeve botërore dhe duke ditur që suksesi në karierë është edhe pamja fizike, ekstravaganca në klipet e saj po rritet.

Edhe pse videot e realizuara më herët kanë pasur një dozë të vogël ekstravagance për sa i përket paraqitjes së këngëtares, klipi më i fundit i saj, ka totalisht disa skena ku Nora paraqitet “nudo”, duke mbuluar me duar gjoksin e saj.

KËNGA I KUSHTOHET ROBERTIT, TË FEJUARIT?

Ende pa u publikuar videoklipi, në media kishin filluar të dalin fjalë se Nora në këtë projektin e fundit do të jetë më e zhveshur se zakonisht. Në anën tjetër këngëtarja mohoi këtë duke thënë se asgjë nuk është jashtë normales. “Do të kenë rastin edhe shikuesit të shohin videoklipin, dhe do të vërejnë se asgjë nuk është vulgare.

Është një videoklip i thjeshtë, por që ka disa detaje interesante kompjuterike”, ka sqaruar Nora. Këto ditë kur edhe klipi ka filluar të qarkullojë nëpër televizionet muzikore, shumë bukur mund të shihen sekuencat edhe atë në minutën e 0:18-0:19, pastaj diku edhe nga fundi i klipit, 3:10-13 dhe 3:27-29 minuta, këngëtarja paraqitet totalisht e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, duke mbuluar gjoksin e saj vetëm më duar.

Nora Istrefi


PSE GËNJEU QË NUK FUTET TEK “VIP SHTËPIA”?

“Unë kam marrë ftesë, por e kam refuzuar nga obligimet që kam, sepse nuk jam e gatshme t’i anuloj koncertet që i kam planifikuar që një kohë të gjatë. Gjithashtu nuk e konsideroj vetën të gatshme për një”reality show”, ka qenë refreni i përsëritur nga këngëtarja në gjithë intervistat e dhëna, por më në fund edhe ajo u bë pjesë e lojës qoftë edhe për një natë.

Javën që kaloi, këngëtarja ishte pjesë e lojës, ku për një natë qëndroi brenda në shtëpi e mbyllur me banorët e tjerë Vip, duke bërë spektakël për shiquesit deri në orët e hershme të mëngjesit. Nora në këtë show performoi disa hite të njohura botërore.

Nora Istrefi-Dy shokë

Të më duash si di unë…
Si një mik si një shokë jo më shumë. Ok

Nuk do mundem unë ta fal, gabimin tonë që na mundon nga ky çast.
Nga ajo natë e vetme në shtrat, e jo lodhur zemra ndihet më fal.
Se i doje, thoja unë, jemi shokë e jo më shumë..

Nga ajo natë e vetme në shtrat, më mer malli sytë e tij për ti pa
Se e doje, e doja unë , jo si një shokë por shumë më shumë...!!!

Nëse rastësisht të shoh...
E takohemi ne të dy...
Dy gënjeshtra do ti them?
Të kam harruar dhe nuk të dua, më unë ty?
Nga ajo natë e vetme në shtrat, e lodhur zemra ndihet më fal.
Se i thoje, thoja unë, jemi shokë e jo më shumë.
Nga ajo natë e vetme në shtrat, më mër malli sytë e tij për ti pa.
Se e doje, doja unë, jo si një shokë, por shumë më shumë...!!!


Publikuar: 28.04.2010 | 14:08
Lexuar: 2790 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
neta (28/08/2010 16:42:06) je shum ebukur
dati (24/11/2010 13:44:26) valla kqyr qa po te thom moj nore ne xhehnem do te digjesh

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime