Çmimi "Gota e artë e mikpritjes" që e ndan Juria ndërkombëtare e asociacionit "Sacen interneshënël" e komunës Ohër do t'i dorëzohet manifestimit Oskari turistik "Zemra e artë turistike e Evropës Juglidore", që po mbahet sot në Beograd.
Ohri është shpallur si qyteti me sjellje më dashamirëse ndaj të ftuarve për vitin 2009, në konkurrencë me një numër të madh të destinacioneve turistike nga Evropa Juglindore.
Çmimi "Gota e artë e mikpritjes" që e ndan Juria ndërkombëtare e asociacionit "Sacen interneshënël" e komunës Ohër do t'i dorëzohet manifestimit Oskari turistik "Zemra e artë turistike e Evropës Juglidore", që po mbahet sot në Beograd.
Kryetari i komunës së Ohrit, Aleksandar Petreski për çmimin theksoi se kjo është edhe një mirënjohje për cilësitë që i posedon qendra kryesore turistike në Maqedoni, por njëkohësisht edhe reklamë e madhe për qytetin para sezonit turistik të ardhshëm.
Krahas mirënjohjes për mikpritje në Ohër, në manifestimin e sotëm në Beograd do të ndahen gjithsej 18 çmime nga fusha e turizmit.