Shala do të vendoset në Tiranë me 30 Prill dhe e pret duelin me Jalusic me padurim. Pres të paraqitem sa më mirë para publikut në Shqipëri. Jam i përgaditur dhe adhuruesit nuk do ti zhgënjej deklaroi Shala për Kosovaboxing.org. Faleminderoj dy menagjerët e mi, Shpetim Redon dhe Nexhmedin Zekën që më mundësuan të boksoj në Tiranë theksoi Shala.
Shpetim Shala ka përfunduar përgaditjet e sparringut dhe tani i qetë është duke pritur duelin që e pret me 2 Maj në Tiranë. Shala për sparring partner ka pasur ish-boksierin e Kastriotit të Ferizajit, Besnik Vranovci.
Shala do të vendoset në Tiranë me 30 Prill dhe e pret duelin me Jalusic me padurim. Pres të paraqitem sa më mirë para publikut në Shqipëri. Jam i përgaditur dhe adhuruesit nuk do ti zhgënjej deklaroi Shala për Kosovaboxing.org. Faleminderoj dy menagjerët e mi, Shpetim Redon dhe Nexhmedin Zekën që më mundësuan të boksoj në Tiranë theksoi Shala.
Shpetim Shala muajin e kaluar zhvilloi një meç në vendlindje në Pejë ku mposhti hungarezin, Michal Tomko me KO 3.
Dueli Shpetim Shala dhe Josip Jalusic do të jetë parameç i duelit Kreshnik Qato dhe Esteban Waldemar Ponce. Duelet do të transmetohet drejtpërdrejt në TV ORA NEWS nga ora 20:00. TV ORA NEWS shiqohet edhe në platformën Digitalb për disporë dhe për Kosovë në IPKO dhe Kujtesa.
Artan Vërbica