E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Miqësia shtrihet në dhënien e ndërsjelltë të përvojave, e jo në dhënien e ndihmës materiale apo financiare. Ndarja e përvojave është shprehje e miqësisë sonë të përbashkët. Do t'i japim ndihmë të gjithanshme profesionale Republikës së Maqedonisë në procesin e saj inkuadrues në strukturat evropiane", theksoi Petrikova.
Sllovakia mbeshtet Maqedonine ne procesin e inkuadrimit ne BE












Sllovakia i jep ndihmë gjithpërfshirëse, profesionale dhe konsultative Maqedonisë në procesin e inkuadrimit drejt Bashkimit Evropian. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja sllovake për legjislaturë dhe ministre e Drejtësisë, Viera Petrikova, mbrëmë vonë gjatë takimit me ministri e Drejtësisë të Maqedonisë, Mihajllo Manevski, ku u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim ndërmjet ministrive të Drejtësisë të të dy vendeve.

"Miqësia shtrihet në dhënien e ndërsjelltë të përvojave, e jo në dhënien e ndihmës materiale apo financiare. Ndarja e përvojave është shprehje e miqësisë sonë të përbashkët. Do t'i japim ndihmë të gjithanshme profesionale Republikës së Maqedonisë në procesin e saj inkuadrues në strukturat evropiane", theksoi Petrikova.

Ministri Manevski, në takim e prezantoi përparimin e Republikës së Maqedonisë dhe përmbushjen e kritereve kyçe për fillim të negociatave me BE-në.

"Maqedonia në tetor të vitit 2009 mori raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe i përmbushi të gjitha kriteret për marrjen e datës për fillim të negociatave me Unionin. Reformat gjyqësore janë vlerësuar pozitivisht dhe është konstatuar përparim në sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtave fundamentale dhe sistemit penitenciar", shtoi ai.

Duke shprehur falënderim për mbështetjen sllovake lidhur me marrjen e liberalizimit të regjimit të vizave. Manevski theksoi se me atë hiqet barriera për udhëtim të lirshëm të qytetarëve të Maqedonisë në vendet e zonës së Shengenit.

Sipas Manevskit dhe Petrikovës, Memorandumi për bashkëpunim ndërmjet minsitrive të Drejtësisë të Maqedonisë dhe të Sllovakisë do të kontribuojë drejt thellimit të bashkëpunimit në sferën e jurisprudencës së të dy vendeve.

"Me Memorandumin do të mundësohet zhvillim i mëtutjeshëm i bashkëpunimit në përgatitje të ligjeve dhe akteve nënligjore, në harmonizimin e legjislaturës së brendshme me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, në modernizimin e sistemit të jurisprudencës, në veprimin në organizatat ndërkombëtare, në arsimimin dhe aftësimin në jurisprudencë dhe në ekzekutimin e sanksioneve penale", theksoi Manevski.

Gjatë bisedimeve është arritur edhe marrëveshje konkrete dhe këmbim i përvojave të gjykatësve dhe prokurorëve publik që do të rezultojë përmes nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim të akademive për stërvitjen e gjykatësve dhe prokurorëve publik.

Vizita në Bratisllavë, sipas Manevskit është e një rëndësie të madhe, sepse janë këmbyer prëvoja me ekspertë sllovak në pjesën e ndihmës juridike pa pagesë, në sferën e bashkëpunimit gjyqësor në materien penale dhe ndihmën juridike ndërkombëtare, si dhe në procesin e miratimit dhe harmonizimit të legjislaturës nacionale me atë evropiane.

"Përvojat sllovake për marrjen e ndihmës juridike pa pagesë, siç theksoi Manevski, do të jenë në dobi për zbatimin e Ligjit për ndihmë juridike pa pagesë, e cila në Maqedoni do të fillojë të implementohet prej 1 korrikut të këtij viti. /mia/

Publikuar: 29.04.2010 | 02:09
Lexuar: 339 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime