Në studim janë analizuar të dhëna të mbledhura nga 2000 femra me kancer të vezores dhe 2200 femra të shëndosha.
Hulumtimet e shkencëtarëve australianë kanë treguar se konsumimi i shpeshtë i produkteve të mishit, siç janë sallamat dhe hot-dogët, lidhet me rrezik më të madh për tu prekur nga kanceri i vezorëve.
Përkundër kësaj, gjasat më të pakta për këtë formë të karcinomës janë vërejtur te femrat të cilat më shpesh konsumojnë peshq, bëjnë të ditur hulumtuesit nga Queensland Institute of Medical Research.
Studimi i botuar në American Journal of Clinical Nutrition bën të ditur edhe se gjatë këtij hulumtimi nuk është vërejtur lidhje në mes të konsumimit të mishit të kuq (pa u përpunuar) dhe rrezikut për kancer të vezorëve, derisa konsumimi i mishit të papërpunuar në fakt ka çuar deri te një ulje e lehtë e paraqitjes së kësaj sëmundje.
Në studim janë analizuar të dhëna të mbledhura nga 2000 femra me kancer të vezores dhe 2200 femra të shëndosha.
Konsumi i produkteve të përpunuara të mishit katër herë në javë ka çuar deri në 18% rrezik më të lartë për prekje nga kanceri i vezorëve./mia/