E enjte, 9.09.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas bisedës me një pjesë të mbledhësve të ambalazhit të plastikës, Jakupi tha se duhet të bëhen programe për trajnim të tyre, për mënyrën e mbledhjes që të mos ndodhin pakëndshmëri, ndërsa para se gjithash të përpunohen programe sociale për tejkalimin e problemeve rreth vendosjes.
Jakupi: Sistem mė tė organizuar pėr mbledhjen e PET ambalazhit











Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror Nexhati Jakupi, ambasadori i delegacionit të BE-së, Ervan Fuere, drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedonis, Majkëll Fric dhe drejtori i NPK "Higjiena Komunale" Rakip Toçi sot i vizituan mbledhësit e PET ambalazheve të vendosura në vendbanimet e improvizuara afër poligonit për trajnim të shoferëve nën Kale.

Pas bisedës me një pjesë të mbledhësve të ambalazhit të plastikës, Jakupi tha se duhet të bëhen programe për trajnim të tyre, për mënyrën e mbledhjes që të mos ndodhin pakëndshmëri, ndërsa para se gjithash të përpunohen programe sociale për tejkalimin e problemeve rreth vendosjes.

"Me implementimin e Ligjit për paketim të mbeturinave, mbledhja e PET ambalazhit do të hyjë në një sistem më të organizuar, ndërsa familjet do të mund të vazhdojnë të punojnë, por edhe t'i zgjidhin problemet e tyre", tha Jakupi.

Asan Rexhep, njëri prej mbledhësve të plastikës dërgoi lutje deri te institucionet kompetente pas incizimit të mos ua prishin vendbanimet, për shkak se, siç tha, nuk kanë se ku të jetojnë.

Romët që merren me këtë veprimtari, sipas euroambasadorit Fuere, kontribuojnë për zvogëlim jo vetëm të plastikës, por edhe të mbeturinave.

Për të më e rëndësishme është që përfaqësuesit e institucioneve të sigurojnë përmirësim të gjendjes së njerëzve që jetojnë këtu.

"Projekti mundëson sistem të mbijetesës në kushte me të vërtetë të vështira. Mbledhja e plastikës ka efekt pozitiv ndaj mirëmbajtjes së mjedisit jetësor, por për disa persona kjo do të thotë edhe sigurim i mjeteve për jetesë". deklaroi Fuere.

Drejtori i NPK-së "Higjiena Komunale" Toçi, informoi se në Shkup ka të sistemuara 160 shporta për mbledhjen e PET ambalazhit dhe në qoftë se mbledhësit janë të gatshëm të hyjnë në sistem, jo vetëm që do të gjejnë ekzistdencë ekonomike, do të përmirësohet edhe higjiena në qytet.

Për fillim dhe mirëmbajtje të sistemit për reciklim në Maqedoni janë investuar 1,3 milionë dollarë përmes projektit të USAID-it, informoi drejtori i misionit të USAID-it në Maqedoni, Majkëll Fric.

Publikuar: 29.04.2010 | 19:35
Lexuar: 57 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime