Zëvendëskryeministri Ademi i njoftoi studentët për funksionimin e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit të cilin e drejton ai. Zëvendëskryeministri u shpreh se Sekretariati është i përkushtuar në implementimin e plot të Marrëveshjes së Ohrit dhe se implementimi i saj është një nga pesë shtyllat kryesore të funksionimit të Qeverisë së RM-së.
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi ka pritur sot disa studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, studimet e disperzuara në Kërçovë të cilët kanë vizituar Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Zëvendëskryeministri Ademi i njoftoi studentët për funksionimin e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit të cilin e drejton ai. Zëvendëskryeministri u shpreh se Sekretariati është i përkushtuar në implementimin e plot të Marrëveshjes së Ohrit dhe se implementimi i saj është një nga pesë shtyllat kryesore të funksionimit të Qeverisë së RM-së.
Ademi theksoi se Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ka miratuar Planin Strategjik ku janë paraparë për realizim tetë Programe:
-ndjekja dhe avancimi i përfaqësimit të drejtë,
zhvillimi dhe avancimi i kapaciteteve për analizë të politikave dhe koordinimit,
-informim i rregullt dhe në kohë të opinionit për procesin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit,
-koordinimi, promovimi dhe monitorimi i zhvillimit të sistemit të integruar arsimor,
-koordinimi, promovimi dhe monitorimi i procesit të decentralizimit,
-koordinimi, promovimi dhe monitorimi i procesit të implementimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve,
-koordinimi, promovimi dhe monitorimi i procesit të masave për anti-diskriminim, zhvillimi dhe
-përforcimi i bashkëpunimit me fondacionet dhe organizatat joqeveritare.
Të gjitha këto programe kanë për qëllim të ndihmojnë procesin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, theksoi zëvendëskryeministri Ademi.