E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Besa” në Sarajevë shkoi me ftesë të Ansamblit “Kolo bosansko”, ndërsa koncerti u mbajt të shtunën e kaluar në Qendrën kulturore boshnjake (BKC). Sipas web faqes zyrtare të Komunës Stari Grad, vizita dhe koncerti paraqesin vetëm fillimin e një bashkëpunimi ndërmjet dy ansambleve të cilët planifikojnë të vizitojnë Shqipërinë ku do të marrin pjesë në një festival tradicional të këngës dhe folklorit.
Ansambli “Besa” shkėlqeu nė Sarajevė











Në koncertin e parë me këngë e valle shqiptare në Bosnjën e pasluftës, AKVP “Besa” nga Gostivari ngazëlleu jo vetëm publikun shqiptar por edhe atë boshnjak. Krahas publikut të shumtë, këtë eveniment i cili i ka tejkaluar edhe pritjet e vet anëtarëve të këtij ansambli, koncertin e ndoqën ambasadori i Maqedonisë në Sarajevë Rami Rexhepi, kryetari i Lobit shqiptar në BeH Muharem Zejnullahu, kryetari i komunës Stari Grad të qytetit të Sarajevës Ibrahim Haxhibajriq, si dhe personalitete tjera nga jeta kulturore dhe shoqërore.

“Besa” në Sarajevë shkoi me ftesë të Ansamblit “Kolo bosansko”, ndërsa koncerti u mbajt të shtunën e kaluar në Qendrën kulturore boshnjake (BKC). Sipas web faqes zyrtare të Komunës Stari Grad, vizita dhe koncerti paraqesin vetëm fillimin e një bashkëpunimi ndërmjet dy ansambleve të cilët planifikojnë të vizitojnë Shqipërinë ku do të marrin pjesë në një festival tradicional të këngës dhe folklorit.

“Ky koncerti u prit mjaft mire si nga publiku shqiptar qe jeton ne Sarajeve ashtu edhe nga publiku boshnjak të cilët treguan interesim të jashtëzakonshëm për folklorin tonë, kostumet karakteristike te Rekës së Epërme, vallet tona me koreografi origjinale”, thekson kryetari i ansamblit Xhevair Jashari.

Në paraqitjen e grupit folklorik, kujdes i veçantë i është kushtuar skenës duke e pasuruar atë me rekuizita duke sjellë në mënyrë autentike dhe origjinale, ambientin fshatar të trevës së Pollogut.

Ajo që në veçanti e potencojnë anëtarët e Ansamblit “Besa” është mikpritja bujare e mërgimtarëve tanë në Sarajevë. “I shprehim një Falënderim të posaçëm z. Faredin Miftarit në Sarajevë i cili në të vërtetë ka punuar shumë për realizimin e këtij koncerti”, shprehet Jashari.

I impresionuar nga performanca e shkëlqyer e Ansamblit “Besa”, Kryetari i komunës Stari Grad të Sarajevës, ka shtruar mundësinë e pjesëmarrjes në Festivalin ndërkombëtar folklorik “Mbrëmjet e Bashçarshisë” që mbahet në Sarajevë.

Publikuar: 29.04.2010 | 07:26
Lexuar: 833 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime