Studentët e USHT-së, të Programit studimor të Gjeografisë e vizituan edhe qytetin e Gjirokastrës, i cili tanimë njihet edhe si qendër e mbrojtur nga UNESCO, si vlerë trashëgimisë kulturore botërore. Në Universitetin ,,Eqrem Çabej të Gjirokastrës, prof. dr. Niko Rogo, studentët nga universiteti ynë i njohu me historikun dhe zhvillimin e këtij Universiteti.
Studentët e vitit të III të Programit studimor të Gjeografisë, të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në kuadër të USHT-së, javën e fundit të muajit prill realizuan ekspeditë shkencore në Republikën e Shqipërisë.
Prof. dr. Rahim Imeri dhe prof. dr. Fauzi Skenderi konfirmojnë se në kuadër të vizitës profesionale, studentët tanë ndoqën një ligjëratë nga prof. dr. Sabri Laci dhe prof dr. Selman Sheme, për ecuritë e zhvillimit të Departamentit të Gjeografisë në Universitetin e Tiranës, si dhe zhvillimin historik dhe socio-ekonomik të Tiranës, si kryeqendër kulturore dhe administrative e Republikës së Shqipërisë.
Studentët e USHT-së, të Programit studimor të Gjeografisë e vizituan edhe qytetin e Gjirokastrës, i cili tanimë njihet edhe si qendër e mbrojtur nga UNESCO, si vlerë trashëgimisë kulturore botërore. Në Universitetin ,,Eqrem Çabej të Gjirokastrës, prof. dr. Niko Rogo, studentët nga universiteti ynë i njohu me historikun dhe zhvillimin e këtij Universiteti.
Gjeografët e USHT-së, po ashtu kanë vizituar edhe qytete të tjera, si Sarandën dhe është me rëndësi të theksohet se në këtë qytet ndodhet fenomeni i jashtëzakonshëm natyror, ku prej një thellësie 56 metra, me diametër dy metra katrorë, buron uji dhe me shpërndarjen e tij në sipërfaqe krijon një bukuri të jashtëzakonshme dhe kjo dukuri hidrologjike vizitohet edhe nga turistë të huaj.
Ksamili, Butrinti antik, Vlora, Berati, Elbasani dhe qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë ishin pjesë e agjendës së ekspeditës shkencore të studentëve të Gjeografisë, të cilët mbetën të kënaqur nga vizitimi i monumenteve të ndryshme historike, kulturore, i plazheve të virgjëra të bregdetit shqiptar dhe relievin e bukur të natyrës shqiptare.