E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkencëtari, Dr. Bashkim Ziberi, i angazhuar si ligjërues në UShT dhe si Këshilltar i Rektorit për marrëdhënie me jashtë, vite me radhë merret me hulumtime shkencore në fushën e shkencës së materialeve, respektivisht me nanoteknologji, e cila bën trajtimin e sipërfaqeve të materialeve të ndryshme, si metalet, gjysmëpërçuesit e deri tek izolatorët.
Punimi shkencor i  doc. dr. Bashkim Ziberit botohet nė  revistėn prestigjioze pėr nanoteknologji







Punimi shkencor i doc. dr. Bashkim Ziberit botohet në revistën prestigjioze për nanoteknologji

Artikulli shkencor ,,Is keV ion-induced pattern formation on Si(001) caused by metal impurities?”, ku bashkautor është Dr. Bashkim Ziberi, shfaqet në faqen kryesore të revistës shkencore me renome botërore në fushën e nanoteknologjisë.

Shkencëtari, Dr. Bashkim Ziberi, i angazhuar si ligjërues në UShT dhe si Këshilltar i Rektorit për marrëdhënie me jashtë, vite me radhë merret me hulumtime shkencore në fushën e shkencës së materialeve, respektivisht me nanoteknologji, e cila bën trajtimin e sipërfaqeve të materialeve të ndryshme, si metalet, gjysmëpërçuesit e deri tek izolatorët.
Punimi shkencor i  doc. dr. Bashkim Ziberit botohet në  revistën prestigjioze për nanoteknologji

Nanoteknologjia, kujdes të veçantë u kushton krijimit të strukturave nanometrike (e miliona pjesë e milimetrit), në këto materiale që mund të gjejnë zbatim të gjerë në optoelektronikë, në optikë, si materiale anti-reflektuese, si dhe në industrinë e ruajtjes së të dhënave.

Artikulli në fjalë paraqet rezultatet hulumtuese që kanë të bëjnë me ndikimin e papastërtive në krijimin e strukturave në materialin e silicit, si një nga materialet më të përdorur në të gjithë elektronikën e sotme.

Në rastin konkret është hulumtuar se si ndikon prania e hekurit në shtresën sipërfaqësore të silicit, në krijimin e këtyre strukturave dhe në llojin e tyre. Hulumtimi tregon, se duke kontrolluar sasinë e hekurit në sipërfaqen e silicit, mund të kontrollohen vetitë e nano-strukturave të krijuara në të.

Ky studim sqaron një nga dilemat më të mëdha mbi krijimin e nano-strukturave, tek gjysmë-përçuesit me anë të rrezatimit jonik, dhe në të njëjtën kohë shërben si metodë shumë e përshtatshme për krijimin e strukturave në materiale të ndryshme, duke shfrytëzuar një proces teknologjik të thjeshtë.

Hollësitë e mëtejme mund t’i gjeni në adresën: http://iopscience.iop.org/0957-4484/21/8/085301/. Po ashtu, rezultatet kërkimore-shkencore u publikuan edhe në ueb faqen: http://nanotechweb.org/cws/article/lab/41927 , e cila merret, ndër të tjera, me publikimin e hulumtimeve më të reja në fusha të ndryshme të nanoteknologjisë.
Doc. dr. Bashkim Ziberi

Publikuar: 29.04.2010 | 20:52
Lexuar: 941 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime