Munich, 29 prill Trajneri i ekipit gjerman Bayern Munchen, holandezi Lui Van Gaal deklaroi sot se ekipi i tij ka më shumë shanse për fitore në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit, se sa do të kishte kundër Barcelonës.
Ai theksoi se i përgjigjet sistemi i ekipit italian, i cili nuk luan aq shumë në ofensivë.
Trajneri holandez e konsideron mik kolegun e tij në stolin e Interit, Jose Mourinhon, i cili ishte ndihmës i tij në periudhën prej 1997 deri më 2000, kur udhëhiqte Barcelonën.
Trajneri portugez, nga ana e tij, gjithashtu e vlerësoi Van Gaalin dhe për të tha se është trajner i jashtëzakonshëm.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet më 22 maj në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid. /koha net/