"Tajm" në listë nuk i rangon njerëzit më me ndikim por vetëm i numëron, por në vendin e parë në mesin e liderëve është presidenti i Brazilit, Luis Inasio Lula de Silva. Ai është president i brazilit që prej vitit 2002 dhe prej atëherë e shndërroi vendin në njërin nga vendet më atraktive në botë.
Revista amerikane "Tajm" (Tajm) e kumtoi listën e vet tradicionale të 100 njerëzve më me ndikim në botë, në të cilën ndidhen një numër i madh i politikanëve, biznesmenëve, artistëve dhe inovatorëve.
"Tajm" në listë nuk i rangon njerëzit më me ndikim por vetëm i numëron, por në vendin e parë në mesin e liderëve është presidenti i Brazilit, Luis Inasio Lula de Silva. Ai është president i brazilit që prej vitit 2002 dhe prej atëherë e shndërroi vendin në njërin nga vendet më atraktive në botë.
Në listë është edhe presidenti i SHBA-së, Barak Obama, më pas liderja e republikanëve, Sara pejlin, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, sheiku Kalif bin Zajed al-Nahaja, president i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundues i Abu Dabit.
Në listën e heronjve është edhe presidenti i mëparshëm amerikan, Bill Klinton, i cili po ndihmon në luftën kundër sidës, ndërsa u ofron edhe përkrahje popullit të Haitit pas tërmetit. Në listë është edhe futbollisti Dide Drogba, i cili donon shumë para për qëllime humanitare. Në listën e heronjve është edhe tenistja Serena Uilliams dhe Zahra Rahanvard, bashkëshortja e Mir-Hosein Musavit.
Në listën e artistëve më me ndikim është e njohura Lejdi Gaga, këngët e së cilës i mposhtën rekordet në "JuTjub" (YouTube), si dhe udhëheqësja Opra Uinfri, më pas aktori Eshton Kaçer, Sandra Bullok, regjisori Xhejms Kamerun, pop-legjenda britanike Elton Xhon dhe regjisorja Ketrin Bigellou.
Në listën e inovatorëve më me ndikim janë Stiv Jobs, arkitektja dhe dizejnatorja e njohur Zaha Hadid si dhe Tim Vajt.