E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Dëshira ime është të bëhem një futbollist cilësor, të arrij sa me lart dhe të bëj familjen time të lumtur. Idhulli im është futbollisti i kombëtares gjermane Mesut Ozil, si dhe shqiptari në përfaqësuesen zvicerane Gjerdan Shaqiri”
Valon Ahmedi transferohet në NK Celje
Edhe një futbollist shqiptar rrugëton drejt afirmimit në futbollin ndërkombëtar



Shaban Sinani





Të shumtë janë të rinjtë shqiptar të cilët jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme dhe arrin të dëshmojnë talentin e tyre në lëmi të ndryshme. Viteve të fundit janë shumë të rinj shqiptar të cilët talentin e tyre e kanë dëshmuar në lëmin e sportit gjegjësisht i futbollit. Këto ditë kurë shumë bashkatdhetar tanë që vinë në pushim në vendlindjen e tyre me ta gjithsesi se ka edhe sportistë të shumtë. Njëri ndër ta është edhe 19 vjeçar Valon Ahmedi nga Zajazi i Kërçovës.

Ka lindur në Ohër me 07.10.1994, aktualisht jeton dhe vepron në Celje të Sllovenisë . Hapat e para të futbollit i ka filluar në që në moshën 12 vjeçare në shkollën e futbollit te klubi FC Sudtirol, te trajneri i këtij klubi Maurizio Improta, “ Në ekipin FC Sudtirol i kam bërë te gjitha etapat d.m.th nga U-14, U-15, U-17, U-19, u-21 deri për të arritur tek ekipi i par, duke luajtur aty 2 sezonet e kalueshëm, para se te kaloj ne Slloveni te NK Celje”thotë futbollisti Valon Ahmedi.

Valon Ahmedi


"Por ky talent i futbollit krahas ekipit italian FC Sudtirol,po ashtu kam qen pjesë e kombëtares shqiptare në kategorinë U-17, U-19 dhe Aktualisht tek U-21. Në kategorinë U-19 kam luajtur 8 ndeshje dhe kam shënuar 2 gola, në U-21 kam luajtur 2 ndeshje “ tha ai

Valon Ahmedi luanë në pozitën e mesfushorit të avancuar dhe si i tillë ai do të mundohet q ë cilësitë e veta ti dëshmon edhe në klubin e tij të ri NK Celje një skuadër me traditë të gjatë të futbollit ku më parë ka luajtur edhe futbollisti më mirë në Maqedoni Agim Ibraimi, pastaj Lutfi Bilalli dhe ja tani edhe kërçovari Valon Ahmedi do të vazhdon traditën e futbollistëve shqiptarë të cilët janë dëshmuar në këtë skuadër “Kam bindjen se do të jem titullar në ekipin e ri dhe do të dëshmojë se angazhimi im në këtë skuadër nuk është investim i kotë” shprehet Valoni

Si çdo futbollist i ri i cili pret një karrierë të lavdishme në ekipin që prezanton ka idhullin e vetë , kështu që edhe futbollisti i ri që shpreson të arrijë shumë në futbolli shprehet se ka idhujt e vetë si tek futbollistë botërorë ashtu edhe tek ato shqiptar.

“Dëshira ime është të bëhem një futbollist cilësor, të arrij sa me lart dhe të bëj familjen time të lumtur. Idhulli im është futbollisti i kombëtares gjermane Mesut Ozil, si dhe shqiptari në përfaqësuesen zvicerane Gjerdan Shaqiri” tha Valoni dhe shtoi se në ekipin e tij të ri pret të jap angazhimin e vetë maksimal për të arrijë pretendimet që i ka klubi.
Valon Ahmedi futbollist
Valon Ahmedi  me fanellen e kombetares

Publikuar: 17.07.2014 | 23:07
Lexuar: 2303 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime