E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Festa që filloi në Xhepçisht vazhdoi në sheshin “Ilirija” në Tetovë deri në orët e vona të natës të së premtes . Urime për sponsorin, urime për drejtuesit e klubit, urime për ekipin, urime për të gjithë
RENOVA KAMPION I RI I MAQEDONISĖ
Liga e parë java e 28-të




Shaban SINANI



Shqiptarët e Maqedonisë duhet të festojnë të gjithë. Për herë të parë një ekip shqiptarë fiton kampionatin e Maqedonisë. Urojm sa me shumë ekipe shqiptare te ndjekin rrugen e Renovës. Urime Renova dhe Urime populli shqiptar.

Klubi futbollit Renova e Xhepçishtit pas përfundimit të ndeshjes Pelisteri – Rabotniçki që përfundoi me fitoren e manastirasve 1-0 edhe zyrtarisht bëhet kampion i Maqedonisë.

Renova është skuadra e parë shqiptare në Maqedoni që arrin të bëhet kampion republikan në futboll dhe sukseset e këtij klubi do të regjistrohen me shkronja të arta në historikun e futbollit shqiptar në Maqedoni

.
Shefki Idrizi  sponsor i  ekipit



Pas përfundimit të ndeshjes Pesisteri – Rabotniçki 1-0, në fshatin Xhepçishtë ka filluar festa q ëmë pas ka vazhduar edhe në qendër të Tetovës dhe ka zgjatur deri në orët e vonshme. “Është ky një sukses jo vetëm i Renovës por i gjithë adhuruesve të futbollit.

Falënderoj të gjithë ata të cilët na kanë përkrahur në mënyra të ndryshme gjatë këtij kampionati ku arritëm të shënojmë suksesin më të madh të këtij klubi të ri” theksoi futbollisti Ismail Ismaili

Në ndeshjen e ndërmjet ekipit të Milanos dhe Teteksit që u zhvillua në Kumanovë fitues dolën tetovarët me rezultat 2-4 ndërsa trim i kësaj ndeshje ishte Genc Hyseni i cili ishte golashënues i dyfishtë.

Të dielën do të zhvillohen tre ndeshjet e tjera si: Sileksi – Renova, Vardari – Horizont Turnova dhe Metalurgu - Pobeda

Renova  stervitje

Publikuar: 30.04.2010 | 14:17
Lexuar: 1242 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
eduard (01/05/2010 03:29:33) urime urime.. te shpresojm qe edhe vitin tjeter ose renova ose ndonje skuader shqiptare behet kampione...
Bekim (01/05/2010 05:08:44) URIME ! Shqiptaret e Maqedonise duhet te festojne te gjithe. Per here te pare nje ekip shqiptar eshte bere kampion i Maqedonise. Urojme sa me shume ekipe shqiptare te ndjekin rrugen e Renoves. Rofte Renova dhe populli shqiptar. Kampion
Yll Press Sporti (01/05/2010 23:35:48) Flm Bekim! Ky koment vlen te jete pjese e tekstit!

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime