Një litër EUROSUPER-95 do të shitet 48,50 denarë, EUROSUPER-98 për 49,50, ndërsa MB-96 51,50 denarë. Çmimi i ri për një litër EURODIZEL është 43,50 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 32 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri-1 (EL-1) 32,50 denarë.
Eurodizeli dhe lënda djegëse Ekstra e lehtë prej sonte në mesnatë lirohet për katër denarë për litër, EUROSUPER-98 për dy, ndërsa EUROSUPER-95 dhe MB-96 për 1,5 denarë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.
Sipas vendimit të Komisionit, çmimet për shitje me pakicë të derivateve të naftës zvogëlohen mesatarisht për 6,45 për qind.
Një litër EUROSUPER-95 do të shitet 48,50 denarë, EUROSUPER-98 për 49,50, ndërsa MB-96 51,50 denarë. Çmimi i ri për një litër EURODIZEL është 43,50 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 32 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri-1 (EL-1) 32,50 denarë.
Çmimi për shitje me pakicë i mazutit M-2 ulet për 1,446 denarë për një kilogram dhe arrin 14,331 denarë.