E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në tendecën e Qeverisë dhe të një pjese të mediave të Maqedonisë që shqiptarët t'i shpallin fajtorë për destabilizimin e mundshëm, shqiptarët duhet të përgjigjen me refuzim dhe distancim", tha Imer Aliu, koordinator i grupit të deputetëve të PDSH-së.
PDSH kėrkon eurointegrim tė pėrshpejtuar dhe paralajmėron pėr destabilizim tė mundshėm nė rajon









PDSH sot në konferencë shtypi kërkoi zgjidhje të çështjeve të hapura dhe integrim të përshpejtuar euratlantik dhe paralajmëroi për destabilizim të mundshëm në rajon, për të cilin shkak, siç u paralajmërua, kryetari i partisë do të shkojë për vizitë në Kosovë dhe Shqipëri.

"PDSH një kohë të gjatë paralajmëron se bllokimi i proceseve euroatlantike dhe degradimi i Marrëveshjes së Ohrit nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti mund të sjellë deri tek pasojat e paparashikueshme. Në tendecën e Qeverisë dhe të një pjese të mediave të Maqedonisë që shqiptarët t'i shpallin fajtorë për destabilizimin e mundshëm, shqiptarët duhet të përgjigjen me refuzim dhe distancim", tha Imer Aliu, koordinator i grupit të deputetëve të PDSH-së.

Sipas PDSH-së, e cila e bojkoton punën e Kuvendit, me politikën të cilën e udhëheqin VMRO-DPMNE dhe BDI rrezikohet destabilizim më i gjerë në rajon dhe pikërisht për këtë, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi do të shkojë për vizitë në Kosovë dhe Shqipëri. Të dielën në Kosovë do të takohet me Ramush Haradinaj, ndërsa të nesërmen me kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Temë e bisedimeve do të jetë situata aktuale politike në Maqedoni dhe rajon, paralajmëruan nga PDSH-ja.

Publikuar: 01.05.2010 | 04:55
Lexuar: 292 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime